Fundamenti

Mustafa: Rendi për kompromise është tek Qeveria e Serbisë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet ta detyrojë Qeverinë e Serbisë që të bëjë kompromise, njëjtë sikur që ka bërë kompromise Kosova.

Mustafa duke komentuar deklaratën e komisarit të Bashkimit Evropian, Josep Borell, lidhur me shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ka pohuar se qëndrimi i tij është i njëanshëm.

Ish-deputeti, ka thënë se rendi për të bërë kompromise është tek Qeveria e Serbisë.

“Ndaj bashkësia ndërkombëtare duhet ta detyrojë qeverinë serbe t’i bëjë këto kompromise, ngjashëm me ato që pala kosovare i ka bërë në Vjenë. Ndryshe edhe Bashkësia Ndërkombëtare i bën jehon shprehisë se vjetër dhe të re të Serbisë që vazhdimisht të kërkoje nga Kosova kompromise mbi kompromise”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij zyrtar në Facebook.

UBT

Shkrimi i plotë:

“PO, SI TË BËHET QË SERBIA TË FITOJË DIÇKA?”

( Ose në margjina të pyetjes famoze të këtyre ditëve nga Komisari i EU Borell)

Kur eksperte evropian i paskan tërheq vërejtjen Komisarit të BE-së Borell se ndryshimi i kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, mund te hap “kutinë e Pandarës) , ai qenka kundërpërgjigjur “Po, si të bëhet që Serbia të fitojë diçka?” Një pyetje që fsheh në veti një lajthitje ose së paku keqinformim, në mos edhe qëndrim të njëanshëm. Mbi bazë të pjesëmarrjes aktive në negociatat e Vjenës për statusin e Kosovës janë aprovuar shumë propozime të Serbisë dhe bashkësisë ndërkombëtare në linjën kërkesave të Serbisë për të akomoduar sa më mirë minoritetin serb në Kosovë – Në Planin gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisari . Është realizuar procesi i decentralizimit qe ka imponuar një ristrukturim radial te organizmit territorial , ku janë formuar 10 komuna te reja Serbe, është siguruar që këto komuna të kenë drejta shtesë, asimetrike, në krahasim me komunat e tjera, janë siguruar 10 ulëse të garantuara në Kuvend për serbët, pastaj përfaqësim i obliguar në Qeveri, përdorimi zyrtar i gjuhës serbe, universiteti publik, shëndetësia sekondare, mbrojtja e pronës së objekteve fetare dhe trashëgimisë së tyre kulturore e religjioze edhe është siguruar një lloj vetoje e minoritetit serb, nëpërmjet kërkesës se votës se 2/3 të deputetëve të minoritetit serb për të fuqizuar ndryshimet kushtetuese dhe një sere ligjesh të rëndësishme. Pra, Serbia dhe minoritetit serb kanë fituar kaherë me zgjidhje kushtetuese e institucionale edhe përtej Kartës Evropiane për të drejtat e minoriteteve dhe vetëqeverisjes lokale. Ndaj rendi për kompromise është tek Qeveria e Serbisë. Ndaj bashkësia ndërkombëtare duhet ta detyrojë qeverinë serbe t’i bëjë këto kompromise, ngjashëm me ato që pala kosovare i ka bërë në Vjenë. Ndryshe edhe Bashkësia ndërkombëtare i bën jehon shprehisë së vjetër dhe të re të Serbisë që vazhdimisht të kërkoje nga Kosova kompromise mbi kompromise”./Telegrafi/