RCCOLA

Mustafa: Procesi ka shkuar mirë

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Qemajl Mustafa kandidat i PDK-së për kryetar të Gjilanit ka votuar në shkollën fillore “Thimi Mitko”. Musafa tha se procesi zgjedhor ka shkuar mirë dhe se tani qytetarët e kanë më lehtë të vendosin për kandidatin më të mirë.

Qemajl Mustafa ka votuar në ora 11.00 në shkollën fillore “Thimi Mitko”. Mustafa për media tha se është i kënaqur me procesin zgjedhor.”Tani qytetarët e kanë më lehtë të vendosin për kandidatin më të mirë. Qytetarët tani e kanë më lehtë të dinë se cili është kandidati më i mirë, më i zhvilluar, më i përgatitur. Qytetarët e kanë më lehtë të kuptojnë se cili është koncepti më i mirë i kandidatit për Gjilanin, cili është koncepti më i avancuar edhe për Gjilanin evropian”.

Mobi Casa

Mustafa tha se qytetarët gjilanas do të votojnë për vetën e tyre dhe për familjet e tyre.”Unë jam optimist sepse kemi punuar me koncentrim dhe të gjithë jemi bërë bashkë. Ambiciet tona janë se do të fitojë më i miri e ai është kandidati i PDK-së”./rajonipress/