ARKATANA

Mustafa: Presidentja të bëhet pjesë e zgjidhjes

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pas takimit me Presidenten, kreu i LDK’së Isa Mustafa ka thënë se ai dhe blloku u takuan edhe një herë me presidenten dhe i shprehëm qëndrimet që ata kanë. “Ne besojmë që zgjidhja mund të gjendet në Kuvend dhe e lutëm presidenten të bëhet pjesë e kësaj zgjidhjeje. Seanca mbahet nesër, nuk ka shtyrje”, ka thënë Mustafa.

Pas PDK’së, Blloku në takim te Presidentja

Pas takimit me zyrtarët e PDK’së, Presidentja ka nisur një takim me zyrtarët e bllokut. Në Zyrën e Presidentes kanë shkuar Isa Mustafa, Albin Kurti, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.

Në takim kanë shkuar liderët e LDK’së, AAK’së dhe NISMA’s si dhe kreu i VV’së.

Kadri Veseli: Qytetarët kanë treguar se e duan PDK’në për qeverisje

Zëvendëskryetari i PDK’së Kadri Veseli pas takimit me Presidenten Jahjaga ka thënë se qytetarët kanë treguar se kë e dojnë për të qeverisur.

(E Plotësuar)

“Ekziston vullneti i mirë për zgjidhje. Natyrisht që zgjidhja do të gjendet brenda Kushtetutës, vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu, vullneti i qytetarëve i shprehur me 8 qershor, tregon se kë e duan qytetarët për të qeverisur me vendin” ka thënë Veseli.

Uji Dea

Ka filluar takimi i Presidentes me PDK’në

E plotësuar)

Ka filluar takimi i Presidentes me partitë politike. E para në takim ka marrë pjesë Partia Demokratike e Kosovës.

PDK në këtë takim po përfaqësohet nga kreu Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Presidentja sërish takim me liderët ne orën 12:00

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot do të takojë liderët e subjekteve politike për të diskutuar lidhur me tejkalimin e bllokimit politik.

Sipas burimeve të Express, Jahjaga do të takoj liderët e PDK-së dhe ata të Bllokut veç e veç ne ora 12:00.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.