UBT

Mustafa: Pres nga Haradinaj e Limaj të vazhdojnë kontributin për Shtetin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kreu i ekzekutivit, Isa Mustafa, ka komentuar dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga mandati i deputetit të Kuvendit Kosovës. Ka thënë se nga ai, por edhe nga kreu i Nismës, Fatmir Limaj pret që të vazhdojnë të japin kontributin e tyre për shtetndërtim.

“Ajo që unë pres nga Haradinaj, veçmas nga Limaj, sepse janë njerëz që kanë punuar në institucione, kanë kontribuar në institucionet e Republikës së Kosovës, kanë dhënë kontribut për këtë liri dhe pavarësi, pres që ata t’i kontribuojnë demokracisë dhe punës së Parlamentit të Kosovës, pavarësisht nëse Haradinaj është apo jo tani deputet i Parlamentit të Kosovës”, ka thënë ai.

FIDANISHTJA

Mustafa ka shtuar se opozita nuk ka asnjë arsye të mos kthehet në Kuvendin e Kosovës.

“Unë mendoj se opozita nuk ka asnjë arsye të mos kthehet sepse nuk është argument as kauzë demarkacioni dhe as Asociacioni që ata të mos jenë në Kuvend, ata mund të provojnë ta pengojnë, por puna e Kuvendit nuk do të pengohet sepse ne kemi detyra para qytetarëve të cilat duhet t’i përmbushim, sepse nuk është çështje e tekeve dhe inateve të opozitës, por çështje e mandatit të fituar nga qytetarët dhe çështje e funksionimit të shtetit. Shteti nuk do të dorëzohet as para gazit lotsjellës, as para dhunës, por ne jemi të interesuar që krahas shtetit ta ndërtojmë një demokraci me të cilën ne do të mburremi para opinionit ndërkombëtar”, ka thënë Mustafa./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.