ARKATANA

Mustafa: Po vazhdon fuqizimi i projektit “DekadaeRe”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Qemajl Mustafa çdo ditë takon dhe pret aktivist e simpatizant të shumtë të cilët i kanë shprehur urimet e tyre me rastin e zgjedhjes kryetar të degës së PDK-së. Mustafa ka thënë se po vazhdon fuqizimi i projektit “DekadaeRe”.

Qemajl Mustafa definitivisht e ka ngjallur aktivitetin dhe e ka shtuar entuziazmin e aktivistëve të PDK-së, i cili entuziazëm as që ekzistonte para pak muajsh, ku dega e PDK-së pothuajse kishte pësuar vdekje klinike për më shumë se 5 vite.

Edhe pas zgjedhjes në krye të PDK-së Qemajl Mustafa vazhdimisht merr përkrahje e mbështetje nga baza elektorale dhe nga shumë qytetar të zhgënjyer nga qeverisja aktuale.

Mobi Casa

Postimi i plotë i Qemajl Mustafës

Sot isha i nderuar nga disa vizita në selinë e degës së PDK. Ishte një përfaqësim i pjesërishëm i nëndegëve të Dardanisë dhe të fshatit Malishevë dhe Capar. Të gjitha këto ardhje janë të rëndësishme për mua por patjetër paksa më e veçantë ishte ardhja e dy nëndegëve të fshatit tim, fshatit Malishevë dhe e fshatit Capar. Aty e kisha dhe e kam bazën time elektorale dhe të aktivitetit politik që nga fillimi. I falënderoj të pesë kryetarët (Sabedinin, Flamurin, Ardianin, Izerin dhe Reshatin) sikur edhe të gjithë kryetarët e deritanishëm dhe anëtarët e kryesive të këtyre nëndegëve. Dua ta veçoj me këtë rast kontributin e veçantë të ish kryetarit të nëndegës së Malishevës së Ultë dhe të këshilltarit të spikatur të dy mandateve në KK të Gjilanit z. Riad Rashitin. E falënderoj në emër të degës për aktivitetin shumëvjeçar dhe për kontributin e dhënë.

Kurse në fund të ditës ishte për vizitë edhe kryetari i nëndegës së 9-të (Dardani)Abdylatif Latifi me disa nga anëtarët e kryesisë së nëndegës. I falënderoj të gjithë sinqerisht për angazhimin në procesin zgjedhor dhe për gatishmërinë që bashkë të vazhdojmë drejtë sukseseve dhe fitoreve të reja ka shkruar Qemajl Mustafa./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.