Mobi Casa

Mustafa: Po punojmë që të përgadisim mocion për rrëzimin e Qeverisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa gjatë një konference për media ka folur edhe për situatën aktuale politike në vend. Ai ka treguar se Qeveria e cila drejtohet nga Ramush Haradinaj nuk do të qëndrojë gjatë.

Sipas tij, kjo qeveri gjatë kohës sa ka qenë ka marrë vendime jo kushtetuese. Mustafa thotë se do të bisedojnë me partinë e Lëvizjes Vetëvendosjes që ta përgatitin mocionin për rrëzimin e saj.

“Mendoj se kjo Qeveri nuk e ka gjatë dhe nuk e meriton të ketë gjatë, vendimet që Qeveria i ka marrë gjatë kësaj periudhe kanë vetveten dhe strukturën e tyre të gabuar edhe jo kushtetuese dhe vendime jo ligjore dhe është dëm për Kosovën që të lejohet një Qeveri e tillë e cila merr vendime arbitrare dhe nuk e ka bazament ligjin dhe kushtetutën për më shumë traditën odën dhe çështjet e edikteve të tjera”.

“Ne do të bisedojmë me grupin tonë parlamentar do ta vlerësojmë situatën, do të bisedojmë edhe me partinë tjetër opozitare dhe në momentin kur ne e vlerësojmë bashkërisht do të fillojmë procesin e mocionit, për këtë do të ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Mustafa.

Eco Higjiena

Më tej, ish- kryeministri garanton qytetarët se qeveria aktuale do të bie. Sipas tij, koalicioni qeverisës është mision i dëmshëm për Kosovën.

“Ajo që mund të ju them juve është se ne jemi të bindur se kjo qeveri nuk do të qëndrojë gjatë, nuk do ta lejojmë këtë. Ky koalicion është një mision i paqëndrueshëm dhe i dëmshëm për Republikën e Kosovës”, ka përfunduar Mustafa.

Ndryshe, kjo konferencë ka ardhur pak para përfundimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja, ku fitues i Istogut doli kandidati i LDK-së, Haki Rugova duke e mposhtur atë të AAK-së, Gani Dreshajn./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.