RCCOLA

Mustafa: Po punojmë për fitorën e madhe, atë të zgjedhjeve nacionale

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka vlerësuar pozitivisht procesin zgjedhor dhe votat që ka marrë LDK, mirëpo Mustafa këtë ja ka atribuuar edhe punës së LDK-së që ka bërë që nga koha që ai e ka marrë timonin e partisë më të madhe opozitare.

Mustafa ka thënë në një intervistë në emisionin “Argument Plus” të RTV 21 se balotazhet janë pritur për shkak të konkurrencës së madhe që kanë qenë pothuajse në të gjitha komunat në Kosovë.

Duke folur për koalicionet lideri i LDK-së ka thënë se partia që ai udhëheq ka bërë koalicione vetëm nëpër ato vende ku mendon se duhet të këtë koalicione por në disa ende janë në konsultime.

“Tani në garën e balotazhit mendojmë se nuk duhet të mbahen takime të mëdha por duhet që të flitet dorë me dorë me njerëz dhe të binden për punën dhe të votojnë”.

Mustafa ka folur edhe për keqpërdorimin e votës që u përmend nga z. Blerim Stavileci dhe përfaqësues të Vetëvendosjes të cilën gjë ai e ka quajtur të çuditshëm.

“Fjala është për një kuti votimi për të cilën janë numëruar votat dhe që tani nuk vlejnë sepse do të jemi në balotazh dhe janë votat e tjera ato që do të definojnë fituesin”, ka thënë ai.

Sipas tij, është prokuroria ajo që do të vendosë se a ka pasur keqpërdorime dhe jo ata si parti.

“LDK nuk e di për këto raste dhe është e patolerueshme që ne të infiltrohem në këtë gjë. Ata po dëshirojnë që të bëjnë afera dhe panikun e tyre ata dëshirojnë që me afera të këtilla të mbulojnë humbjen e tyre. VV është përgjysmuar. Unë besojë në drejtësi dhe besoj që KQZ është përgjegjës për numërimin”.

Mustafa ka pasur kritika edhe për qeverinë duke thënë se është një qeveri që ka bërë shumë lëshime, ka pasur probleme me buxhet, mandej afera të ndryshme.

Hidromorava

“Madje, kemi një parti në pushtet që ka propozuar kryetar të komunave që janë të arrestuar apo të akuzuar dhe që për çudi kjo parti i përkrah”, tha Mustafa.

Po ashtu, ai ka thënë se ka pasur diskriminim në buxhet nëpër komuna ku nuk është PDK në pushtet.

Ai ka thënë se fokusi i LDK-së është për fitore në zgjedhjet nacionale për të cilën po punojnë.

“Po punojmë për fitorën e madhe, atë të zgjedhjeve nacionale”, ka thënë ai.

Por, Mustafa ka thënë se nëse ata dalin si parti e parë, nuk do ta lëshojnë assesi postin e kryeministrit, përderisa ka thënë se qeverisja e tij do të bazohet në një qeverisje me arsim më të mirë, shëndetësi kurse politikat e tij sociale do të jenë aktive sociale sepse kështu rriten vendet e punës.

“S’mund të përcaktojmë koalicionet, hymë si parti e vetme në zgjedhje dhe mandej bëjmë kalkulimet. Edhe me VV mund të bëjmë koalicion sepse ne nuk përjashtojmë asnjë parti sepse kemi dallime në disa raste”.

Ai është befasuar pak me balotazhin në Prishtinë për shkak se thotë se nuk ka besu që do të futet në balotazh sepse ka punuar.

“Kemi filluar me projektin 60 milionësh me Komisionin Europian për ujin, mandej me projekte të tjera dhe ne kemi ndryshuar për të mirë me punë. Njerëzit duhet ti shohin këto dhe jo të kritikojnë. Unë i besojë votës së tyre”.

“Kemi bërë punë në fshatra dhe në qendër të qytetit dhe në periferi. Kemi programin urban që e kemi prezantuar dhe që përcakton orientimin e zhvillimit të qytetit në të gjitha fazat deri në vitin 2022. E kemi strategjinë e zhvillimit ekonomik deri në vitin 2016, që nuk e ka pasur askush nga partitë e tjera, e as Shpendi i Vetëvendosjes”, ka thënë Mustafa.