FITORJA

Mustafa për Urën e Ibrit: Retorika e qeverisë dhe ndërkombëtarëve për këtë çështje është e frikshme

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Tash e disa ditë Ura e Ibrit vazhdon të mbetet tema kryesore në vend. Përderisa pushteti po synon hapjen e saj, opozita po kërkon koordinim më ndërkombëtarët, ndërsa këta të fundit, po thonë se kjo çështje duhet të diskutohet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Por, si e sheh ish-kryeministri Isa Mustafa këtë çështje?

I kontaktuar nga IndeksOnline, kryetari i nderit të LDK-së thotë se Ura e Ibrit është shndërruar në një simbolikë të popullizmit parazgjedhor.

“Nuk është se s’kemi shumë e shumë probleme më të mëdha për t’i zgjidhur dhe për të treguar efiçencën e qeverisë.

Retorika e qeverisë dhe e ndërkombëtarëve për këtë çështje është e frikshme. Të sjellësh SHBA-të në situatë të të thonë se nëse i rrezikoni ushtarët tanë, ne do t’i marrim të gjitha veprimet për t’i mbrojtur ata, nuk do koment. Kosova nga miku i ngushtë i shtetit që e çliroi dhe e bëri të pavarur, me këtë lidership u transformua në një vend që pretendon se rrezikon ushtarët amerikan dhe evropian. Ky është shërbimi më i madh që mund ti bëhet Serbisë dhe aleatëve të saj”, ka thënë Mustafa.

Uji Dea

Më tutje, ish-kreu i LDK-së thotë se deklaratat e reja të BE-së se duhet të dialogohet në Bruksel për statusin e urës janë të pakuptimta dhe të pabauzuara.

“Deklaratat e reja të BE-së se duhet të dialogihet në Bruksel për statusin e urës janë të pakuptimta dhe të pabazuara. Kjo urë asnjëherë s’ka pasur “status” të veçantë, por ka pasur probleme. Problemi i urës është i zgjidhur me dialogun e vitit 2015 dhe 2016, si dhe me marrëveshjen me përfaqësuesit e BE-së dhe përfaqësuesit e serbeve të Kosovës për rrënimin e murit që u ekzekztua nga vet serbet pas disa orë bisedash në zyrën time në shkurt të vitit 2017. Kishte mbetur vetëm hapja dhe asgjë tjetër, në shtytje dhe bashkërendim të BE-së”, ka theksuar ai.

Tani, sipas Mustafës, hapja do duhej të bëhet në bashkërenditje me BE-në dhe SHBA-në.

“Konsideroj se Qeveria mund ta zgjidhë këtë çështje duke u ulur në Prishtinë, në Bruksel apo në Washington me partnerët tanë, duke kërkuar një plan veprimi të përbashkët me ta për hapjen e urës. Kështu mund të bëhet e jo me kopjime të kamionëve të Radojçiqit në versionin e kamionëve të kompanive të lidhura me VV-në dhe me zëvendësimin e “rojeve të urës” me ministra dhe deputetë të VV-së”, ka përfunduar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.