RCCOLA

Mustafa për rivarrimin e Ahmet Krasniqit: Një amanet u kry, tash mbetet zbardhja

/ 2 minuta lexim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e rivarrimit të eshtrave të kolonelit Ahmet Krasniqi në Prishtinë thotë se është përmbushur amaneti i të ndjerit.

Në një postim në Facebook, Mustafa ka shkruar se edhe një amanet tjetër që do të duhet të përmbushet është zbardhja e atyre që e vranë Ahmet Krasniqin.

Më poshtë postimi i Mustafës:

Hidromorava

Pas njëzet vjetësh, sot trazojmë kujtimet tona të hidhura për aktin e ekzekutimit barbar, nga dora e fshehtë, të kolonel Ahmet Krasniqi, Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës që veproi në ekzil.

Sot po bëhet rivarrimi i eshtrave të këtij burri të Kosovës, trimi e atdhetari, por drejtësia shqiptare i mbetet borxh zbardhjes së vrasjes së tij, para derës së shtëpisë ku banonte me oficerët tjerë të kësaj ministrie në Tiranë, në Rrugën e Medreses.

Krahas përmbushjes së një amaneti që Baci (siç komunikonim me njëritjetrin) të varroset në Kosovë, shtrohet pyetja se si do të përmbushet amaneti tjetër, ai i zbulimit të dorasëve dhe organizatorëve të ekzekutimit të tij, pas zhvarrosjes nga Tirana dhe rivarrosjes në Prishtinë. Edhe këtë duhet ta kishin llogaritur organizatorët. /Indeksonline/