Fundamenti

Mustafa: PDK duhet të udhëheqë me Kosovën edhe së paku një mandat

/ 6 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – PDK duhet të udhëheqë me Kosovën edhe së paku një mandat në mënyrë që ajo të përmbyll çështjet e hapura për anëtarësim dhe integrim me BE, me NATO, me OKB dhe me fqinjët tanë e posaçërisht me Serbinë. Gjilanit duhet përfundimisht t’i jepet haku me investime lokale e rajonale në mandatin që po vije e këtë e garantojnë vetëm përfaqësuesit e denjë në listën zgjedhore të PDK për Parlamentin e ardhshëm të Kosovës thotë Qemajl Mustafa.

“Ambicie e jona është që të jemi partia e parë në zgjedhjet nacionale sepse përkundër ndonjë lëshimi që ka ndodhur në tri vitet e fundit (e që janë reflektuar në rezultatin e fundit zgjedhor për komunën), asnjëherë qytetari i Gjilanit nuk ka fitue më shumë të mira dhe më shumë dinjitet se me qeverisjen e PDK për gjashtë vitet e kaluara. Kjo është një e vërtetë e kulluar”. Kështu shprehet Qemajl Mustafa ish kryetar i Gjilanit i cili ofroj dorëheqje nga postet në PDK, por nuk e braktisi atë.

Mustafa për rajonipress tha se PDK duhet të udhëheqë me Kosovën edhe së paku një mandat në mënyrë që ajo të përmbyll çështjet e hapura për anëtarësim dhe integrim me BE, me NATO, me OKB dhe me fqinjët tanë e posaçërisht me Serbinë. “Gjilanit duhet përfundimisht t’i jepet haku me investime lokale e rajonale në mandatin që po vije e këtë e garantojnë vetëm përfaqësuesit e denjë në listën zgjedhore të PDK për Parlamentin e ardhshëm të Kosovës. Të tjerët këtë as nuk kanë vullnet e as nuk dinë ta bëjnë. Është parë kjo në të kaluarën kur qeverisnin në të dy nivelet deri te fundi i vitit 2007, por po shihet gjithashtu në këtë fillim të qeverisjes me komunën” tha Mustafa

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit në degën e PDK-së në Gjilan , Mustafa tha se dorëheqja e tij dhe ajo e Izmi Zekës e them me përgjegjësi të plotë që janë dorëheqje të vullnetit të mirë dhe janë në funksion të krijimit të mundësisë për degën që të reflektojë në harmoni me rrethanat dhe konkurrencën politike në këtë periudhë të rëndësishme parazgjedhore.

“Në konsultim me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës z. Hashim Thaçin dhe me përfaqësuesit e degës tonë këtu në Gjilan dhe në Prishtinë, nga shumë emra të vlefshëm që i ka dega jonë për ta kryesuar atë (shtabin zgjedhor të degës), kemi ardhur te tre emra që neve na janë dukur të gatshëm edhe me imazh, por edhe me vullnetin dhe energjinë për punë që ta udhëheqin degën në këtë periudhë. Pra, jemi pajtuar plotësisht në kryesi që kryesues të jetë z. Sami Hoxha, një aktivist shumëvjeçar i degës dhe i jetës politike e shoqërore të komunës, njeri me energji e vullnet që bashkë ne të gjithë ta unifikojmë dhe t’a lëvizë degën përpara si dhe dy ndihmësit e drejtpërdrejtë të tij e që janë emra gjithashtu të spikatur të jetës shoqërore, politike e profesionale të komunës. Ata janë zoti Fadil Osmani, shërbyes civil (menaxher shumëvjeçar në zyrën e projekteve) në komunën tonë me imazh të ndërtuar mirë e për shumë vite dhe specialist i ORL-së dr. Bajram Shaqiri, njëri nga kuadrot më të spikatura të shëndetësisë së rajonit të Anamoravës por edhe më gjerë” tha Mustafa.

Mustafa tha se janë këta dy emra që për fillim do ta ndihmojnë drejtpërdrejtë kryesuesin Hoxha, por së shpejti do të miratohet edhe skema e shtabit zgjedhor në të cilin do të jenë të angazhuar të gjithë anëtarët e kryesisë dhe emra të tjerë të strukturës së PDK në Gjilan.

RCCOLA

Mbrëmë, bashkë me kreun e partisë z. Thaçin jemi marrë vesh për disa detale dhe teknika të rëndësishme operuese me të cilat do të merret shtabi zgjedhor në mënyrë që të kemi të angazhuar mijëra aktivistë të cilët do të përkujdesen secili për zonën e vet të veprimit.

Jemi marrë vesh gjithashtu që komunikimi me publikun të jetë i rregullt, të jetë esencial dhe të bëhet vetëm përmes zyrës së degës për relacionet me publikun në mënyrë që shtëpia të reflektojë stabilitet, disiplinë dhe rregullsi në funksionim. Për zëdhënëse është caktuar zonja Mimoza Shkodra e cila me profesionistët tjerë në degë do t’i ndërtojë më së miri relacionet me mediat dhe publikun.

Shkodra është punëtore shumëvjeçare në sportin dhe në arsimin e komunës. Është doktoreshë e shkencave sportive.

Nuk ka prishë punë aspak nëse ndonjëri nga djemtë tanë më të ri se ne ka dalë në publik edhe jashtë kësaj marrëveshje partiake sepse siç thotë Izmi Zeka nganjëherë edhe kjo ia shton “sharmin” degës tonë dhe demokracisë së saj. Në fund të fundit kështu ka qenë përherë. Populli e thoshte ktyne herë “Pa dalë djemtë e ri me nga “mahramë” ose me e lujtë mirë “horën” nëpër festa e dasma, tybe kujt as nuk i ka ra n’men që janë rritë e janë ba për me ju nxanë nuse”.

PDK nuk e ka tepër asnjë njeri. Secili ka kontribuar në të kaluarën dhe do të kontribuojë për zgjedhjet nacionale në hapësirën e vet dhe me mundësinë që e ka. Ne që e kemi udhëhequr degën deri tashti për disa vite dhe që kemi qenë në ballë të katër fitoreve që nga viti 2007 e deri në vitin 2010 dhe që plotësisht suksesshëm e kemi udhëheqë komunën, do të jemi aktivë, mbështetës dhe monitorues të fuqishëm të aktivitetit në të gjitha nivelet tha Mustafa. /rajonipress/