RCCOLA

Mustafa: PDK duhet ta shpëtojë Anamoravën nga qeverisja e keqe dhe anarkia

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në një takim që ka pasur me degën e PDK-së në Artanë, Qemajl Mustafa është shprehur se PDK duhet të rikthehet në qeverisjen e komunave të rajonit të Anamoravës. Është kjo domosdoshmëri për ta shpëtuar këtë anë nga qeverisjet e këqija dhe nga anarkia ka thënë Mustafa.

Postimi i plotë i Qemajl Mustafës

KKVITI

Me degën e PDK të Novo Bërdës. Ishte takim i mirë urimi për procesin zgjedhor dhe ishte moment përcaktimi për bashkëpunim të rregullt në periudhën e ardhshme. PDK duhet të rikthehet në qeverisjen e komunave të rajonit të Anamoravës. Është kjo domosdoshmëri për ta shpëtuar këtë anë nga qeverisjet e këqija dhe nga anarkia.
E falënderojmë kryetarin e degës Selatin Nuhiun dhe bashkëpunëtorët e tij për gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me degën tonë në Gjilan ka shkruar Qemajl Mustafa./rajonipress/