Fundamenti

Mustafa: PDK do të funksionojë si një trup i madh opozitar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ne tashmë, pas zgjedhjeve do të funksionojmë si një trup i madh opozitarë, duke u konsultuar me të gjithë në mënyrë që të japim angazhimin tonë edhe më tutje për të mirën dhe zhvillimin e Komunës ka thënë Qemajl Mustafa nënkryetar i degës së PDK-së në Gjilan.

Kryesia e Degës së PDK-së në Gjilan, me rastin e festave të fundvitit ka organizuar një koktej rasti për të gjitha strukturat e saja në shenjë falënderimi për angazhimin e vazhdueshëm dhe për të uruar një fillim të mbarë të vitit që vie.

Me këtë rast kryetari i degës së PDK-së Izmi Zeka, duke shprehur mirënjohje për punën dhe angazhimin që kanë bërë strukturat e degës për gjatë gjithë viteve të organizimit politik të PDK-së, ka thënë se strukturat e PDK-së kanë dhënë shembullin më të mirë të organizimit partiak dhe atij qeverisës sa ishim në udhëheqje të komunës për dy mandate radhazi. Urojmë që vitin që po vjen të keni shëndet në familjet tuaja dhe prosperim në të gjitha aspektet, qofshin ato profesionale apo shoqërore.

Mobi Casa

Ndërsa nënkryetari i degës së PDK-së Qemajl Mustafa, ka shtuar se për vitet sa udhëhoqëm me komunën e Gjilanit, ne bashkërisht kemi bërë punë të mira për komunën dhe qytetarët tanë, prandaj falënderimi u takon juve dhe qytetarëve të komunës për kontributin e dhënë në të mirë të qytetit tonë.

Ne tashmë, pas zgjedhjeve do të funksionojmë si një trup i madh opozitarë, duke u konsultuar me të gjithë në mënyrë që të japim angazhimin tonë edhe më tutje për të mirën dhe zhvillimin e Komunës./rajonipress/