FITORJA

Mustafa: “Paramilitarët” e Dacicit s’i trembin shqiptarët e Luginës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Të rinjtë serbë që ishin nisur për të dëmtuar përmendoren pllakën përkujtimore të pjesëtarëve të UÇPMB-së të vendosur para objektit të Kuvendit Komunal të Preshevës sigurisht se janë frymëzuar nga ana e deklaratave kërcënuese të kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic, ka vlerësuar Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës së Preshevës.

Mustafa në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nëse bashkësia ndërkombëtare do të pranonte ndonjë zgjidhje për autonominë e serbëve në veri, sigurisht se shqiptarët e Luginës së Preshevës do t’i fuqizonin kërkesat e tyre për bashkim me Kosovën.

Kryetari i Preshevës ka reaguar kështu pasi që policia në Serbi ka arrestuar sot 14 të rinj, të cilët me tri vetura ishin nisur nga Beogradi në drejtim të Preshevës, ndërsa ndaj tyre është ngritur kallëzim penal, për shkak se me vete kishin pajisje të cilat mund të llogaritën armë, siç janë qysqi, mjete të forta tjera metalike.

GRANDEMALL

Ndërkohë, Mustafa ka deklaruar se djemtë e revoltuar që mund të jenë edhe paramilitarë, nuk do të frikësojnë shqiptarët, të cilët janë të vendosur që të mbrojnë vlerat e tyre. Mustafa ka thënë se megjithatë shqiptarët nuk do të përgjigjen me të njëjtat metoda vandaliste.

Më herët, kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic kishte deklaruar se nëse pranojnë të vendosin një pllakë duke nderuar ata që vranë policë e ushtarë në jug të Serbisë, atëherë mund të thuhet lirisht se Lugina e Preshevës nuk është pjesë e Serbisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.