Mobi Casa

Mustafa paralajmëron Koalicionin e madh për Gjilanin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qemajl Mustafa tha se asnjë parti e iniciativë nuk është e gatshme me u lidhë me LDK për balotazh sepse nuk janë as afër me koncept e prejardhje. Do të jemi bashkë me AAK, AKR, Vatrën, PD, PSD dhe do të mundim përfundimisht stagnimin dhe degradimin e komunës.

Qemajl Mustafa tha për rajonipress se ky rezultat është rezultat i shpërndarjes së votave të forcave progresive politike në Gjilan. “Jam i bindur se balotazhin e fiton koalicioni për Gjilanin i udhëhequr nga unë dhe PDK sepse LDK nuk e ka as mundësinë e as njetin e mirë me e ndreq komunën”.

Eco Higjiena

Mustafa tha se asnjë parti e iniciativë nuk është e gatshme me u lidhë me LDK për balotazh sepse nuk janë as afër me koncept e prejardhje. ”Do të jemi bashkë me AAK, AKR, Vatrën, PD, PSD dhe do të mundim përfundimisht stagnimin dhe degradimin e komunës. Kjo qytetari nuk duron avanturierë politikë në krye të saj. Luta është rrënuesi i komunës, copëtuesi i saj, dollovergjiu i ndërtimeve pa leje dhe i keqpërdorimit të parave të publikut gjatë gjithë kohës sa ishte këtu në Gjilan e në qeveri” tha Mustafa.

Sipas tij vepra kulminante e tij për Gjilanin është copëtimi dhe sakatosja e komunës dhe kryevepra e tij një çerek sahat Kulle. “Populli i komunës nuk do ta vendos për kryetar një të dehur nga rakia dhe nga qejfi për vetën e tij. Ai e donë për kryetar një menaxher të mirë, një njeri me kulturë e respekt çfarë është dhe ka pasur deri tashti. Vazhdojmë me qytetarin e komunës në balotazh. I sigurt jam që do të jemi triumfues. /rajonipress/