Fundamenti

Mustafa: Pa Demarkacion s’ka viza as në 2017

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka rikonfirmuar për “Zërin” se pa ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, edhe atë brenda muajit shkurt, liberalizimi i vizave mund të mos bëhet as në vitin 2017. Përgjegjësinë për mbajtjen peng të qytetarëve ai ka thënë se e bartin deputetët të cilët po e pengojnë procesin.

Nëse ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi nuk do të bëhet gjatë muajit të ardhshëm (shkurt), liberalizimi i vizave me Bashkimin Evropian (BE) mund të mos bëhet as gjatë vitit 2017.

Kështu ka thënë në një intervistë të dhënë “Zërit”, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Sipas kryeministrit Mustafa lëvizja e lirë është në duart e deputetëve të opozitës, por, siç ka thënë ai, edhe të një numri të vogël të tyre nga partitë e pozitës, të cilët po e kundërshtojnë ratifikimin e Marrëveshjes për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi.

Fundamenti

Ndërkohë, duke folur rreth thirrjeve për ndërprerje të dialogut me Serbinë, pas zhvillimeve të fundit, kryeministri ka thënë se izolimi pa alternativë nuk është e arritur dhe do të ndërpriste proceset integruese euroatlantike.

Ndërkaq shtrirja e sovranitetit në tërë territorin e vendit është një tjetër qëllim, për të cilin, sipas kryeministrit Mustafa, Kosova do ta bëjë përpjekjen e saj maksimale për ta realizuar. Ndërkaq, duke folur për raundin e fundit të bisedimeve me Serbinë, ai ka thënë se ky takim ka pasur për synim dhe ka arritur që të ulë tensionet e krijuara së fundi pas provokimeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.