Mustafa: Ofertat e PDK-së ende janë të hapura

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Pavarësisht përpjekjeve tona për të ndërtuar lidhje dhe ofertave tona plotësisht të hapura, tolerante dhe me besim të plotë të subjekteve tjera, që tashmë nuk janë në garë, ende nuk kemi një përcaktim të qartë e të prerë të subjekteve që të dalin publikisht dhe me marrëveshje të shkruara ose verbale në përkrahje të PDK-së, ani se votuesit e tyre në shumicë janë me ne dhe të gatshëm plotësisht për të na votuar, ka thënë Qemajl Mustafa.

Qemajl Mustafa në një takim me mediet është paraqitur optimist për garën e balotazhit. Ai edhe njëherë ka përsëritur se më 1 dhjetor do të jetë fitues i balotazhit sepse pas vetës ka shumë subjekte, iniciativa, të cilat edhe pse nuk janë deklaruar hapur, janë me PDK dhe konceptin e tij për të pasur një Gjilan Evropian, raporton rajonipress.

Mustafa tha se fatkeqësisht ka hezitim nga liderët e këtyre subjekteve për t’u deklaruar publikisht pro PDK-së. “Unë i ftojë ata që të kapërcejnë këtë prag të hezitimit dhe të kalojnë në diapazonin e guximit dhe të deklarohen karshi PDK-së. Pavarësisht qëndrimit hezitues të këtyre liderëve ofertat e PDK-së korrekte e joshëse vazhdojnë të jenë të hapura ndaj tyre” tha Mustafa.

Mustafa është bindur në fitore dhe i ka ftuar të gjithë këta votues të këtyre subjekteve, madje edhe ata të LDK-së që me 3 nëntor e votuan kundërshtarin e tij, tani për këtë garë të balotazhit ta përkrahin konceptin e përkushtim qytetar, konceptin e zhvillimit të komunës dhe konceptin e guximit për të ecur shpejtë dhe qëndrueshëm përpara, qysh edhe është parë në këto gjashtë vitet e fundit.“I ftoj qytetarët që të mos përkrahin konceptin e sfilatave, të joshjeve e premtimeve boshe nga kandidati tjetër në këtë garë, i cili nuk ka ambicie tjetër përveçse ta marr votën tuaj duke ju premtuar edhe parajsën”, ka thënë Mustafa.

Eco Higjiena

Edhe Izmi Zeka , kryetar i PDK-së Dega në Gjilan tha se nuk ka dyshim se fitues më 1 dhjetor do të jetë kandidati i PDK-së Qemajl Mustafa, andaj i ka ftuar qytetarët të bashkohen për ta çuar konceptin zhvillimor të PDK-së përpara.

Zeka ka thënë se Lutfi Haziri i takon historisë së vjetër dhe dikush që i takon historisë së vjetër, nuk mund t`i kthehet një Gjilani evropian.

Zeka nuk ka kursyer fjalorin duke e quajtur Hazirin fundamentalist që natën dehet, e ditën shkon në xhami./rajonipress/