Mustafa: Nxënësit e klasës së parë mësojnë me abetaren mbarëkombëtare

Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa për Jugpress ka deklaruar se nxënësit e klasës së parë në Komunën e Preshevës do të përdorin abetaren mbarëkombëtare i cili tashmë përdoret në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi, duke akuzuar Ministrinë e Arsimit të Serbisë dhe Këshillin Nacional të Shqiptarëve se nuk kanë siguruar kurrfarë abterare për fëmijët.
“Ne i kemi sjellë këto abetare në Preshevë dhe Bujanoc” ka thënë Mustafa.
Mustafa ka shtuar se “shkollat kanë të drejtë të zgjedhin tekstet mësimore kur bëhet fjalë për tesktet tjera.
“Të drejtë për zgjedhje ka secili arsimtar apo mësues pasi tregu i teksteve mësimore është i hapur në regjion” ka thënë Mustafa, duke shtuar se komuna nuk ka marrë kurrfarë vendimi se cilat tekste mësimore të përdoren nëpër shkolla.
Njeriu i parë i komunës ka thënë se Ministria e Arsimit të Serbisë “deri tani nuk ka lejuar asnjë tekst mësimor në gjuhën shqipe. /presheva.com/