Mobi Casa

Mustafa: Nuk jemi Qeveria më e madhe në Evropë as në Ballkan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka quajtur lojë me numra të disa deputetëve dhe analistëve, të cilët thonë se Qeveria e Kosovës është më e madhe se ajo e Kinës.
Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është më e madhja as në Evropë as në rajon.

Lexojeni të plotë postimin e kryeministrit Mustafa në Facebook:

“Lojë me numra
Disa deputet tanë dhe analist ‘të pavarur’ dhe ‘specialistë të vjeljes së pagave nga organizatat e jashtme’ po e krahasojnë Qeverinë e Republikës së Kosovës se është më e madhe se ajo e Kinës. Në fakt Republika e Kinës ka 20 ministri dhe, sipas evidencave të fundit, ka 1,398,068,955 banorë, ose afër 1.4 miliard banorë. Nëse këta pjesëtohen me 20 ministri bie çdo ministri në 70 milion banorë. India ka rreth 1.3 miliard banorë dhe 51 ministri, përkatësisht 25 milion banorë për një ministri.

Mobi Casa

Sipas rastit kinez dhe ‘analistëve’ tanë Kosova do të duhej të kishte 0.028 ministri, kurse sipas rastit Indian duhet te kishte 0.08 ministri. Sipas kësaj logjike njerëzit trupmëdhenj do të kishin dy duar e dy këmbe, kurse ata më të vegjël më pak gjymtyrë ose pa gjymtyrë….!.

Por e vërteta është se nuk jemi qeveria më e madhe as në Evropë e as në Ballkan. Por edhe pse jemi shtet i vogël, ky shtet duhet të ketë gjymtyrët e tij. Kemi hapësirë të bëjmë reforma të administratës publike, ta racionalizojmë qeverinë por vetëm me kusht që ta shtojmë efikasitetin dhe të krijojmë kushte që çdo i punësuar në sektorin publik të meritoj pagën që e merr.” (sic), ka shkruar Mustafa në Facebook. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.