Mobi Casa

Mustafa: Nuk janë toleruar zyrtarët që kanë thyer kodin e etikës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qemajl Mustafa duke folur para shërbyesve civil e profesional tha se nuk ka qenë i interesuar që të dënojë njerëz apo punëtor komunal, por me përgjegjësin në punë ka dashur të krijojë standarde evropiane.

Në fund të vitit Qemajl Mustafa ka takuar shërbyesit civil dhe profesional të Komunës. Disa nga këta shërbyes edhe janë nderuar me mirënjohje për punën që kanë bërë gjatë vitit 2012.

Mustafa edhe nga ky takim u ka kujtuar zyrtarëve komunal se vazhdimisht duhet të jenë të përgjegjshëm në punë. “Komuna ka ngritur performancë të mirë dhe kapacitete të mjaftueshme profesionale. Janë sanksionuar ata zyrtarë që e kanë thyer kodin etik të punës” tha kreu komunal.

Hidromorava

Mustafa tha se nuk ka qenë i interesuar të dënojë shërbyes civil komunal, por jemi për atë që tua mësojmë kodin etik të punës. “Mos harroni se masat ligjore gjithmonë do të aplikohen për ata që thyejnë këtë kod edhe pse nuk kam prirje për të dënuar askënd, por nga kjo përgjegjshmëri në punë jemi të interesuar që të krijojmë standarde evropiane” tha Mustafa.

Mustafa shtoj se për të gjithë ata që kanë punuar përgjegjshëm dhe me përkushtim profesional do të ketë hapësirë e vend për mirënjohje e lavdërata. Mustafa i ka përkujtuar zyrtarët komunal që mos ta lejojnë ë ndërhyrjen e politikës në punët e tyre të përditshme.”Unë jam ithtarë i depolitizimit në vendet e punës dhe as ju mos lejoni që kjo të ndodhë sepse dëmton shërbimet ndaj qytetarëve. Sidomos tani kur në vitin 2013 pritet të mbahen zgjedhjet dhe ju duhet të jeni të kujdesshëm” shtoj Mustafa.

Në fund disa shërbyes civil komunal kanë marrë mirënjohje për performancën e mirë që kanë treguar gjatë vitit 2012./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.