RCCOLA

Mustafa: Nuk i frikësohem konkurrencës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qemajl Mustafa thotë se nuk i frikësohet konkurrencës dhe punës së përgjegjësisë. Sa më shumë konkurrencë aq më mirë për PDK-në dhe demokracinë. Për mua është me rëndësi shumë procesi me rrjedhë normalisht edhe pse deri tashti ka të meta të konsiderueshme thotë ai për rajonipress.

Gara për të udhëhequr degën e PDK-së në Gjilan po i vije finales. Aktualisht janë dy kandidatët më serioz që mund të marrin votat e delegatëve të PDK-së.

Izmi Zeka shpreson që do të jetë në këtë garë për të udhëhequr degën e PDK-së , derisa Qemajl Mustafa i cili ka një autoritet të pakontestueshëm brenda elektoratit të PDK-së, me shumë qetësi e pret Kuvendin zgjedhor që pritet të mbahet më 13 janar.

Nëse shikohet historia e degës së PDK-së në Gjilan del se kjo parti në pushtet ka mundur të vijë vetëm kur në krye të saj ka qenë Qemajl Mustafa i cili edhe njihet si reformatori dhe gjeneratori kryesor që e solli në pushtet PDK e Gjilanit.

Uji Dea

Edhe analistët e këtushëm, por edhe disa parti opozitare e dëshirojnë për kryetar të degës së PDK-së Qemajl Mustafën, pasiqë mendohet se fuqia e tij mund të marrë më shumë kompetenca për të luftuar e lobuar në thithjen e investimeve nga qendra.

Qemajl Mustafa për rajonipress thotë se nuk i frikësohet konkurrencës dhe punës së përgjegjësisë. “Sa më shumë konkurrencë aq më mirë për PDK-në dhe demokracinë. Për mua është me rëndësi shumë procesi me rrjedhë normalisht edhe pse deri tashti ka të meta të konsiderueshme” thotë ai

Mustafa tha se si të metë në këtë proces e sheh mos inkuadrimin në kuvend si delegat të Fadil Osmanit ndryshe kandidati më i votuar në kuadër të PDK-së në zgjedhjet e kaluara, Hatixhe Dakut, Afërdita Kqikut e Ali Arifit dhe plotë të tjerë të cilët kanë dhënë kontribut të çmuar për ngritjen e imazhit të PDK-së për shumë vite. “Ose nuk janë ftuar fare në proces ose janë eliminuar që në start nëpër aktive e nëndegë me lobim selektiv nga disa individë” tha Mustafa.

Mustafa tha se sidoqoftë Kuvendi duhet të mbahet dhe do të krijojmë kushte normale për punë e për votim. “Nën kushte të rregullta të punës do ta pranojmë rezultatin zgjedhor, do ta urojmë dhe do ta ndihmojmë kryetarin dhe kryesin e re” tha Mustafa./rajonipress/