Fundamenti

Mustafa nuk e përjashton koalicionin me VV, AAK-në e AKR-në, por s`e dëshiron me PDK-në

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa e ka shtyrë përpara qëndrimin e LDK’së kundër vendeve të rezervuara për minoritetet në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se askush në Kosovë nuk e dëshiron një “Ahtisaari Plus” sa i përket të drejtave të pakicave.

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se partia e tij nuk e ka mbyllur derën për asnjë parti politike për të bërë koalicion pas zgjedhjeve të ardhshme nacionale.

Ai ka thënë se LDK synon ta largojë nga qeverisja PDK’në dhe të ndërojë Qeverinë me partitë që kanë qenë në opozitë.

“Mendoj se zgjedhje nuk duhet ta orientojmë kah PDK’ja e cila ka qenë në pushtet gjatë kësaj periudhe. Ndryshimi ndodh nëse qeveriset me partitë kanë qenë në opozitë”, ka thënë ai.

Isa Mustafa: Minoritetet s’duhet të kenë më vende të rezervuara në Parlament

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se LDK është kundër vendeve të rezervuara për pakicat në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë vazhdimi i vendeve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës për pakicat do ta dëmtonte demokracinë në Kosovë.

“Këto vende na qojnë në Ahtisaari Plus. Tërë politika kosovare ka qenë që të mos hapen procese të tilla. Procese të tilla krijojnë jostabilitet politik”, ka thënë Mustafa.

“Sot kemi vende të garantuara për pakicat. Hapja tani e debatit dhe kërkesës që të kemi vende të rezervuara prapë shkakton ndryshime të Kushtetutës”, ka shtuar ai.

Sipas tij, nëse hyjnë vendet e rezervuara në Kushtetutë atëherë këto vende s’do të hiqeshin më kurrë.

“Nuk e marrë si refuzim të kërkesave të QUINT’it”, ka thënë ai.

Mustafa: LDK do t’i marrë më shumë se 250 mijë vota në zgjedhjet e ardhshme

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme LDK synon t’i marrë më shumë se 250 mijë dhe të dalë partia e parë në nivel vendi.

Ai pret që LDK të marrë vota edhe më shumë në Prizren, Pejë, Gjakovë dhe në qytete të tjera.

Mobi Casa

Humbësi i garës në Prishtinë synon pozitën e Kryeministrit

Humbësi i garës për Kryetar të Prishtinës, Isa Mustafa ka folur për herë të parë pas zgjedhjeve lokale, ku ka thënë se LDK do të dalë e para në zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Pas kësaj, ai ka thënë se do të bëhet Kryeministër.

”Zgjedhjet e ardhshme mund t’i fitojmë dhe të ndërtojmë një Qeveri të përgjegjshme”, ka thënë ai.

Ai ka folur për fitoret e LDK’së por edhe për humbjen e madhe – Prishtinën.

“Kemi kthyer një numër të rëndësishëm të komunave që LDK i ka pasur më herët. Kemi edhe një kthesë të papritur në Prishtinë”, ka thënë Mustafa në emisionin Debat në RTK.

“Kemi fituar Gjilanin, Ferizajn, Lipjanin, Pejën që është një fitore e rëndësishme”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se LDK ka shtuar më shumë se 70 mijë vota në raport me zgjedhjet e vitit 2009.

Isa Mustafa kishte marrë pozitën e Kryetarit të Prishtinës në vitin 2009, pasi në këtë pozitë e kishte emëruar Fatmir Sejdiut.

Pastaj Mustafa kishte vendosur në fund të vitit 2010 të rrëzojë nga pozita Shefin e tij dhe ia kishte arritur këtë qëllim. Ishte bërë Kryetar i LDK’së, pozitë kjo që i përfundon vitin e ardhshëm.

Pavarësisht humbjes në Prishtinë, ende asnjë zyrtarë i lartë i LDK’së nuk ia ka kërkuar dorëheqjen Mustafës.

Në zgjedhjet e fundit LDK ka rikthyer Pejën, Ferizajn, Gjilanin, Lipjanin, Suharekën dhe Vitinë.

Ndërsa ka humbur Prishtinën, Obiliqin dhe Kamenicën.