Fundamenti

Mustafa: Nuk do ta “ngucim” Lutën, derisa të kalojë 100 ditshin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Ish kreu i Komunës Qemajl Mustafa i cili është i vetmi që megjithatë prononcohet edhe si nënkryetar i degës së PDK-së thotë për rajonipress se nuk e ka ndërmend ta “nguc”, Lutfi Hazirin derisa të kalojë 100 ditshin. Megjithatë, Mustafa thotë se kryetari i ri duhet të jetë aktiv në punë dhe me iniciativa.

Qemajl Mustafa nënkryetar i PDK-së dhe ish kryetar komune thotë se me kureshtje po e përcjellë punën e Lutfi Hazirit, në këtë mujor të parë.

Mustafa thotë se megjithatë nuk e ka ndërmend ta “nguc”, Lutfi Hazirin , derisa ai nuk i bënë 100 ditë të qeverisjes së tij. “Nuk do ta ngucim kryetarin derisa të kalojë 100 ditshi. Tani në fillim do të kërkojmë nga ai që të vendos drejtorët sa më shpejt që të kontribuojë në zgjedhjen e organeve të Kuvendit që në seancën e parë të radhës”, raporton rajonipress.

FITORJA

Mustafa thotë se nga Luta kërkohet që të definohet struktura e komiteteve dhe ato të jenë funksionale, më së largu që nga fillimi i marsit dhe në seancën e dytë që do të duhej të jetë kah fundi i shkurtit, Kuvendi duhet të merret me vendime dhe iniciativa përgatitore për punën e tij dhe të ekzekutivit të komunës.

Mustafa nuk e preferon pritjen që po bënë Haziri për militantët e LDK-së në objektin e institucionit të komunës, por thotë se ky është përcaktim i tij. “Pritja e militantëve është përcaktim i kryetarit të ri, por komuna ka nevojë që kryetari të jetë aktiv në punë dhe me iniciativë çdo ditë sepse procesi është i tillë, është kompleks dhe në rritje e forcim përherë, por që kërkon monitorim dhe përkujdesje të saktë e të qëndrueshme”.

Ish kreu i komunës thotë se kohë më të mirë se dimri për të planifikuar e projektuar nuk ka, sepse vera është për zhvillim e realizim.”Unë nuk kam pritur shumë njerëz kur e pata marrë mandatin sepse u pata thënë njerëzve se duhet që të na kuptojnë që kemi shumë punë dhe jemi mirëkuptuar” tha Mustafa. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.