Mustafa: Nuk do ta lejojmë këtë situatë të krijuar nga opozita

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka qenë kritik për veprimet e opozitës.Mustafa ka thënë se opozita nuk duhet t’i përsëris veprimet e saj duke kërkuar kështu ndaljen e përdorimit të gazit lotsjellës, transmeton zeri.info.
“Nuk shoh asnjë arsye që opozita të sillet kështu as brenda e as jashtë kuvendit. Çdo njeri duhet të përgjigjet për veprimet e veta para ligjit. Nuk duhet ta lejojnë organet e rendit që të hidhet me gurë, por nuk duhet as ta lejojnë që të më sulmohet shtëpia. Në qoftë se një kryeministër sulmohet me koktej molotovi diçka nuk është në rregull në këtë vend. Qeveria do të funksionojë. Nëse është shkelur kushtetua unë e mbaj përgjegjësinë time. Gjykata e ka dhënë interpretimin e saj, pra sipas saj ne nuk e kemi shkelur kushtetutë”, ka deklaruar kryeministri Mustafa./Zeri.