Mustafa: Nëse më kërkon elektorati , nuk iki nga angazhimi

Gjilan – Qemajl Mustafa duke ju referuar zhvillimeve në PDK ka thënë se ai mund të jetë pretendent për kryetar të saj nëse elektorati dhe masa kritike mbi 50 % kërkon që unë të angazhohem, atëherë nuk i iki këtij obligimi.
Kreu i Gjilanit Qemajl Mustafa në takimin e tij të fundvitit me mediet ka folur për shumë zhvillime politike në qytet. Mustafa gjithashtu nuk e ka lënë anash as interesimin e tij rreth zhvillimeve brenda PDK-së që lidhen me procesin e saj të brendshëm zgjedhor.
I pyetur nga gazetarët nëse ka shfaqur interesim për të udhëhequr apo për të qenë njëri nga pretendentët e kreut të PDK-së në Gjilan , Mustafa tha se ai mund të jetë pretendent për kryetar të saj nëse elektorati dhe masa kritike mbi 50 % kërkon që ai të angazhohet, atëherë nuk i iki këtij obligimi.
Fërkimet e fundit brenda këtij subjekti politik Mustafa i ka quajtur normale. Megjithatë ai sërish ka qenë kritik sa i përket zhvillimeve në qendër si në Qeveri ashtu edhe në PDK. “Unë dhe familja ime asgjë s`kemi përfituar nga PDK-ja. Ne vetëm kemi dhënë kontribut dhe jemi angazhuar sinqerisht për ta quar përpara PDK” u shpreh Mustafa.
Ndërkaq duke ju referuar deklaratave të Lutfi Hazirit se LDK-ja do të qeverisë me Gjilanin në vitin 2013, Mustafa ka ironizuar duke thënë se është interes i të gjithë spektrit opozitar LDK-së, AAK-së e VV që komunën e Gjilanit së pakut edhe për një mandat ta qeverisë PDK-ja, sepse këto subjekte politike nuk janë të pjekura dhe të emancipuara sa duhet ka thënë Mustafa./rajonipress/