Fundamenti

Mustafa: Nësë hiqet lapidari, unë do të jap dorëheqje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në një emision të drejtpërdrejt në KTV, Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa i pyetur se çka po bënë Kosova për Luginën e Preshevës, ka thënë se Hashim Thaçi kryeministër i Kosovës është dashtë që t`i kundërpërgjigjet po me bojkotim të takimit në Bruksel, kryeministrit Daçiq, ndonëse ai ka thënë se nuk ka munguar përkrahja verbale në medie.

Mustafa, madje ka vlerësuar se edhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë, është dashtë tashmë që të angazhohet për inicimin e një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit, ku do të trajtohej çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët në mënyrë sistematike, të eksponuar nga dhuna e vazhdueshme shtetërore serbe po e braktisin Luginën, transmeton PreshevaNews.

RCCOLA

“Angazhimi i politikës zyrtare të Shqipërisë dhe Kosovës, nuk duhet të lihet anash për të lëvizur portat e Brukselit e madje Nju Jorkut për çështjen e Luginës së Preshevës. Shqiptarët në Luginë janë të pambrojtur dhe duhet më çdo kusht të mos heshtet çështja e mbrojtjes së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Është tragjedi që Medvegja gradualisht po zbrazët, të njëjtin fat në kushte të tilla do ta kenë edhe Bujanoci e Presheva, për Luginën, Kosova duhet të shqyrtoj edhe ndërprerjen e dialogut me Serbinë, po qe se nuk do të ketë përmirësim të gjendjes së shqiptarëve në Luginë“, ka thënë ndër të tjera Ragmi Mustafa, kryetar i Preshevës.

“Nëse vjen deri tek heqja e Lapidarit nga Daçiq , ai duhet të mendoj definitivisht të heq dorë nga Lugina e Preshevës, ndërsa dorëheqja ime do të jetë e pakontestueshme, ashtu sikur që duhet të mendojnë të gjithë ata që merren me politik për dorëheqje nga politik bërja në Serbi“, ka thënë Mustafa.