Fundamenti

Mustafa : Në vitin 2013 do të funksionojmë më mirë

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Komuna e Gjilanit në vitin 2013 do të funksionojë më mirë duke ofruar shërbime më të mira dhe më kualitative. E kishim një vit të mirë dhe të rrallë të qeverisjes profesionale edhe pse vit më ngushtica financiare.

“Viti 2012 ka qenë një vit i madh i qeverisjes së mirë në Gjilan dhe me sfida të shumta”. Kështu është shprehur Qemajl Mustafa në një takim me mediet e ku merrnin pjesë edhe drejtorët komunal, menaxherët etj. Mustafa ka folur për rezultate, sfida e projekte të shumta që kanë ndodhur gjatë vitit 2012.

Mustafa ka falënderuar edhe njëherë për punën e mirë shërbyesit civil komunal dhe zyrtarët e tjerë që kanë dhënë kontribut të pamohueshëm për punën e tyre.”Pavarësisht punës së mirë dhe shumë profesionale që kishim gjatë vitit 2012 megjithatë kishim një vit me ngushtica financiare sidomos tek kodi i shërbimeve dhe mallrave dhe investimet kapitale. Kjo ka të bëjë me donatorët, Qeverinë e cila s`ka pasur formulë të saktë për t`i trajtuar barabarësisht komunat”.

Mustafa edhe njëherë e ka përsëritur vërejtjen e tij në drejtim të Qeverisë së Kosovës se ka pasur investime selektive në Gjilan.”Po bëjmë luftë që këtë formulë diskriminuese ta definojmë edhe në vitet e tjera të ketë trajtim më të meritueshëm , duke marrë për bazë numrin e banorëve, territorin e komunave “.

UBT

Mustafa tha se Komuna e Gjilanit me kohë i ka paraqitur nevojat e saja për investime dhe përkundër këtij fyti të ngushtë financiar megjithatë kemi shkolla të ndërtuara, rrugë të asfaltuara , ndriçim publik. Mustafa ka shprehur “pesimizëm” për vitin 2013 se mund të ketë investime më të shumta.

Duke ju referuar zhvillimeve brenda komunës dhe ngritjes profesionale të punës e disiplinës në Gjilan Mustafa tha se Komuna në vitin 2013 do të funksionojë më mirë duke ofruar shërbime shumë më të sakta dhe kualitative. “E pranojë se ka pasur një rënie të disiplinës gjatë vitit 2012, por ka pasur punë angazhuese e vetëmohuese të të gjithë shërbyesve civil”.

Mustafa tha se unë krenohem që për këto pesë vite e kemi depolitizuar administratën komunale. Duke folur për hetimet që janë duke u zhvilluar kohëve të fundit Prokuroria , Mustafa tha se hetuesia ka bërë mjaft hulumtime, por asgjë nuk ka gjetur negative. ”Asgjë nuk ka gjetur ekspertiza e hetuesve , bile kanë dalur gjërat shumë më mirë. Unë e sigurojë qytetarin e Gjilanit se që nga 3 janari i vitit 2008 çdo proces në komunë ka ndodhur në baza ligjore, por mund të ketë edhe ndonjë lëshim”tha Mustafa. /rajonipress/