GRANDEMALL

Mustafa: Në Samitin e Parisit u nxorën konkluzione të rëndësishme për Kosovën

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në faqen e tij në facebook ka shkruar se në Samitin e Parisit u nxorën disa konkluzione shumë të rëndësishme për Kosovën dhe rajonin, Kosova përfituese e drejtpërdrejt nga përkrahja në kuadër të këtij samiti.

Ky është shkrimi i plotë i Mustafës në Facebook:

“Gjatë dy ditëve të fundit qëndrova në Paris, në Samitin e Liderëve. Pas takimeve të Berlinit dhe Vjenës, në Samitin e Parisit, u nxorën disa konkluzione shumë të rëndësishme për Kosovën dhe rajonin.

Mobi Casa

Kosova përfituese e drejtpërdrejt nga përkrahja në kuadër të këtij samiti. Presidenti Hollande, Kancelarja Merkel, zonja Mogherini e të gjithë liderët evropianë theksuan se për Kosovën dhe rajonin dyert e BE-së janë të hapura, pas plotësimit të kritereve.

Po ashtu, në Paris u nënshkrua marrëveshja, sipas të cilës shteti i Francës do të jep 66 milionë euro kredi tejet të volitshme për trajtimin e ujërave të zeza në rajonin e Prishtinës”, shkruan Mustafa në Facebook.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.