RCCOLA

Mustafa: Ne jemi kampion

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në tubimin elektoral me nëndegë e pjesës jugore të qytetit, ku morën pjesë edhe qytetarë të subjekteve të tjera politike, i është dhënë mbështetje bindëse kryetarit Qemajl Mustafa, duke e siguruar atë dhe PDK-në se kjo pjesë do të votojë në shumicë absolute për kryetarin Mustafa, ngase qeverisje e Lutës ishte larg asaj që e dëshironin qytetarët në kohën e qeverisjes së tij dhe është shumë më larg në këtë kohë të zhvillimeve të shpejta në të cilat është duke ecur Gjilani me PDK-në dhe Qemajl Mustafën.

Zenun Pajaziti, deputet që vjen nga kjo lagje, në fjalën e tij, ka thënë: sonte jemi bashkë për ta konfirmuar mbështetjen për PDK dhe Qemajl Mustafën. Sa herë ka qenë rrezik Gjilani, ne kemi qenë bashkë dhe, sa herë kemi qenë bashkë ne kemi fituar. Uroj që kjo frymë bashkë ta sjell fitoren e PDK-se më një dhjetor.

Besojmë se qytetarët tanë nuk do të mashtrohen nga sfilatat, simbolet me një gisht, me katër…! Pra, qytetarët nuk do të biejnë në lajthitje në mes këtyre dy koncepteve, krejt të kundërta – sfilatave dhe konceptit të zhvillimit, në anën tjetër.

Edhe deputetja Salihe Mustafa, në paraqitjen e saj, ka thënë se ne kemi punuar shumë dhe besojmë që qytetari do të vlerësoj drejt më 1 dhjetor, duke votuar PDK dhe Qemajl Mustafën.

Uji Dea

Kryetari Mustafa në fjalën e tij drejtuar elektoratit të kësaj pjese të qytetit ka falënderuar aktivistët dhe shtabet e nëndegëve bashkë me të tjerët që kanë ardh në partneritet me PDK-në. Votën nuk e kërkojmë vetëm sa për ta bërë Qemajl Mustafën kryetarë, por gara është shumë më shumë se kaq, është për zhvillimin e komunës e jo për kthim prapa. Po e kërkojmë votën prej të gjithëve, edhe atyre që me hezitim e kanë votuar LDK-në. Garën e fiton, koncepti ynë, fryma jonë, shpirti i PDK-së dhe subjekteve tjera me të njëjtën prejardhjes. Vetëm kampionet janë atë që dinë me humbë beteja por dinë që kurrë te mos zhgënjehen, ata ngriten dhe vazhdojnë për fitore. I kemi shumë shembuj të dështimit të Lutës gjatë mandatit të tij, sikur që është bukuroshja e qytetit që asnjëherë nuk është realizuar, keqpërdorimi jashtëzakonisht i madh i fondit për termetin dhe asnjë projekt tjetër që qytetari i Gjilanit i mban mend. Ja pra ky është morali politik i udhëheqjes së Lutës dhe i LDK-së gjatë udhëheqjes me Gjilanin.

Ka shumë probleme që na ka lënë trashëgimi Luta nga qeverisja e tij. Kohë e gjatë na është dashur që të vazhdojmë përpara, ngase një kohë të gjatë na është dashur të merremi me korrigjimet dështuese të tij. Tani jemi duke punuar për zhvillimin e Gjilanit dhe prosperimin, këtë po e bëjmë bashkë dhe do të vazhdojmë kështu me të gjithë ju, sepse ju jeni partneri ynë për të qeverisur me Gjilanin për mandatin katër vjeçar.

Do të fitojë qytetaria avangardise e këtij vendi, që gjinden në PDK, në VV, në AAK, në Lëvizjen VATRA, AKR, e kudo tjetër, por jo në formacionin e Lutfi Hazirit.

Diferenca e 3 nëntorit, më shumë se gjysma nuk ishte reale, ishin vota të abuzuar e të blera, gjë që për ne është e papranueshme dhe nuk duam që asnjëherë të jemi pjesë e këtyre formulave sepse këto janë formula të rrema që e vënë në dyshim partneritetin me qytetarin thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/