Mustafa: Në Gjilan pritet të nis një cikël i ri i investimeve
Gjilan – Qemajl Mustafa tha për rajonipress se ditën kur Hashim Thaçi ka vizituar Gjilanin ka marrë premtime nga Fehmi Mujota që të financohen disa projekte të rrugëve në nivelin lokal të cilat kapin shumën prej 1.5 deri 2 milion euro.
Qemajl Mustafa thotë se nga vizita e Thaçit, ministri i infrastrukturës Fehmi Mujota premtoj që mund të bëjmë një marrëveshje për financimin e disa projekteve të rrugëve në nivelin lokal të cilat do të financohen në dy sezona, pra në vitin 2013 dhe 2014.
Sipas Mustafës fjala është për një investim mbi 1 milion e gjysmë deri në 2 milion.”Kjo duhet të ndodhë sepse u pajtuam me ministrin që kohë të gjatë nuk kemi pasur investime nëpër lagjet e qytetit dhe në ndonjë fshat të komunës së Gjilanit. Në anën tjetër do të bëjmë përpjekje që përmes qeverisë të financohen deri në fund projektet e nisura e që ende nuk kanë përfunduar e që janë rreth 2 milion euro e gjysmë” ka sqaruar Mustafa.
Kreu i Gjilanit tha se kryeministri Thaçi ka premtuar dy korsi (hyrje) të qytetit ditën kur ishte për vizitë në Gjilan dhe kjo do të ishte punë e mirë, por unë si kryetar i komunës e kam në prioritet përfundimin e projekteve të nisura dhe sigurisht që do të më gëzonte shumë edhe rregullimi i hyrjeve të qytetit, që ka qenë njëri nga premtimet tona zgjedhore.
“Shpresojë shumë që kësaj here përfundimisht kemi arritur një marrëveshje që të nis një cikël i investimeve më Gjilan. Kjo do të ishte edhe meritore, por edhe inkurajuese për qytetarët e kësaj komune të cilët po i kryejnë me saktësi dhe me dinjitet obligimet ndaj shtetit të tyre të ri” tha Mustafa./rajonipress/

