RCCOLA

Mustafa në Forcën e Sigurisë së Kosovës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa, me bashkëpunëtorë Shefik Surdulli, Ilir Tahiri, Arzie Nuhiu dhe me disa përfaqësues nga Shoqata e Veteranëve të UÇK-së, ka vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës në ditën e tyre, me ç’rast është pritur nga komandanti i FSK-së Haki Xhemajli, i cili ka thënë se “Secili qytetarë e trajton FSK-në të tyre me besimin më të lartë që kanë në Forcën e Sigurisë së Kosovës”.

Duke falënderuar kryetarin e Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa për gatishmërinë e përhershme për bashkëpunim me Institucionet e Komunës së Gjilanit, Komandanti i FSK-së Haki Xhemajli ka shtuar se “Rajoni i Gjilanit ka kapacitetet më të larta nga të gjitha njësitë tjera të FSK-së me potencialin dhe gatishmërinë më të madhe për të marrë përgjegjësi në proceset tjera transformuese drejt një ushtrie. Forca e Sigurisë së Kosovës është në rrugë të mirë. Në të kaluarën kemi pasur mbikëqyrje nga NATO-ja, ndërsa tash FSK është në partneritet me NATO-në.

Uji Dea

Nga ana e tij kryetari i Komunës Qemajl Mustafa, duke uruar për ditën e Forcës së sigurisë së Kosovës ka theksuar se “ Ky shënim është simbolikë me faktin se dita e FSK-së është pranë ditës së 28 Nëntorit – Festës sonë Kombëtare.

Ne ndjehemi krenar me të gjitha të arriturat e shtetit të Kosovës, ndërsa me atë që krenohemi më së shumti është Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila ka ardhur nga një rrugëtim i vështirë e i rëndë, nga një formacion i luftës për Çlirim, i transformuar në TMK, më pas në FSK dhe është në proces të formimit të Ushtrisë së Kosovës. Forca e Sigurisë së Kosovës është në kodeksin e NATO-së dhe kemi rastin ta ndërtojmë një ushtri me kod, për arsye se ecja e FSK-së është në rrugë të mbarë dhe Institucioni i Kryetarit të Kosovës dhe institucionet tjera në Komunë përherë janë të gatshme për bashkëpunim me FSK-së./rajonipress/