GRANDEMALL

Mustafa, në ditët e vështira

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kreu i LDK-së Isa Mustafa, nuk do ta ketë të lehtë t’i qëndrojë besnik marrëveshjes fillestare LDK-AAK-Nisma, megjithëse në bazë të saj, ai parashihet të bëhet kryeparlamentar, ndërsa Ramush Haradinaj kryeministër.

Si lider i partisë më të madhe në Bllokun paszgjedhor, që tashmë përfaqëson vullnetin e shumicës parlamentare, ai nuk është parë në dy takimet e mëhershme të Bllokut.

Në vend të tij, e ka dërguar Ismet Beqirin, sekretarin e partisë. Por, prania e këtij të fundit, nuk është se i ka kënaqur partnerët e tjerë të koalicionit.

FIDANISHTJA

Mungesa e Mustafës, pretendohet të jetë bërë si rezultat i sqarimeve që ka marrë nga partnerë ndërkombëtarë se zgjedhja e tij në krye të parlamentit është e pamundshme, për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo e fundit në vendimin e saj kishte vendosur se të drejtën për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit e ka vetëm PDK, si fituese e zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit.

Si rezultat i kësaj, Mustafa prej fillimit të kësaj jave ka bërë të paktën një deklaratë që është e ndryshme nga qëndrimi i Bllokut./tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.