Mustafa ndëshkon edhe Fadil Hajdarin
Gjilan – Paralelisht shkarkimit të Selver Xhelilit, kryetari i komunës Qemajl Mustafa e ka proceduar në komisionin disiplinor edhe zyrtarin e kadastrit Fadil Hajdarin me arsyetimin e ka dëmtuar rëndë imazhin e një zyrtari të komunës.
Qemajl Mustafa pasi ka shkarkuar Selver Xhelilin për shkak të sjelljeve të papërgjegjshme e të herëpashershme gjatë gjithë mandatit të tij, e cila ka kulmuar edhe me qërim fizik të hesapeve më 25 qershor 2012 me zyrtarin e kadastrit, Fadil Hajdarin, ka iniciuar në komisionin disiplinor edhe zyrtarin e kadastrit.
Qemajl Mustafa ka proceduar për në Komisionin Disiplinor edhe Fadil Hajdarin, zyrtar për azhurnimin e bazës tekstuale kadastrale në drejtorinë e Kadastrit. Në vendimin e procedimit të Hajdarit thuhet se ai ka rënë në konflikt verbal dhe fizik me drejtorin Xhelili në prezencë të dy personave të tjerë në hapësirën e parkingut të komunës, me ç’rast kanë dëmtuar rëndë imazhin e tyre prej zyrtari të komunës por edhe më rënd e kanë dëmtuar imazhin e institucionit të Komunës.
Në fund të këtij vendimi i rekomandohet Komisionit Disiplinor që ta shqyrtojë rastin me përkushtim dhe të merr qëndrim meritor disiplinor ndaj Fadil Hajdarit. /rajonipress/