Eko Higjiena

Mustafa: Muri duhet të hiqet, për të nuk kemi diskutuar në Bruksel

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se në Bruksel asnjëherë nuk është diskutuar për ndërtimin e murit në urën e lumit Ibër. Ai në Kuvendin e Kosovës, tha se qëndron prapa marrëveshjeve të nënshkruar në Brusel por shtoi se me “përgjegjësi të plotë them se në Bruksel nuk është diskutuar për murin”.

“Unë qëndroj prapa marrëveshjeve që i kam nënshkruar në Bruksel. Edhe prapa kësaj marrëveshje që ka të bëj me rikonstruimin e urës së Ibrit”.

“Unë me përgjegjësi, them se në Bruksel nuk uështë diskutuar për murin. Është diskutuar për rikonstruimin e urës, për krijimin e rrethrrotullimit. Ne kemi pranuar këtë marrëveshje për shkak të heqjes së barrikadave dhe të ketë lëvizje të qytetarëve”, tha Mustafa, raporton Gazeta Express.

Kryeministri Mustafa tha se pasi e kanë parë ndërtimin e murit e kanë thirrur Bashkimin Evropian dhe ndërtimet janë ndërprerë.

ARKATANA

“Jo, për murin s’është diskutuar kurrë. Ne e kemi thirrur BE’në pasi e kemi parë ndërtimin e murit”, tha Mustafa.

Kryeministri Mustafa tha se Qeveria nuk do të pranojë që të dialogojë për murin dhe sipas tij ai duhet të hiqet.

“Ai mur duhet të shkojë. Ai mur duhet të hiqet. Për të nuk jemi marrë vesh andaj nuk ka dialog për këtë çështje”, tha Mustafa./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.