RCCOLA

Konjufca: Dialogu ndodhet në një qorrsokak, Banjska ishte gozhda e fundit në arkivol

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi ndodhet në një qorrsokak dhe pa rrugëdalje.

Këtë deklaratë Konjufca e tha sot pas mbledhjes së parë të Kryesisë së Kuvendit në sesionin vjeshtorë.

Ai tha se Kosova ka fakte që shteti i Serbisë e ka mbështetur sulmin terroristë në Banjskë, si nga ana logjistike po ashtu edhe ushtarake.

“Dialogu ndodhi tërësisht në një qorrsokak që s’po shoh shumë rrugëdalje. Këtij qorrsokaku i ka kontribuuar Serbia me të gjitha veprimet e veta. Mendoj që dialogu në formatin qysh ka qenë në vitin 2011 e ka pas arkivolin më 24 shtator të vitit të kaluar, me sulmin terrorist në Banjskë. Pasi me informatat që i posedon dhe Bashkësia ndërkombëtare, përfshirë dhe informacionet e inteligjencës tregojnë qartë se ky grup i madh kriminal prej qindra personave e ka pas mbështetjen e drejtpërdrejtë prej shtetit të Serbisë. Atyre i është ofruar logjistika prej organeve shtetërore dhe poligonet ushtarake, për të ushtruar ata dhe me i marr armët. Kemi fakte që kanë shkëmbyer armë prej ushtrisë dhe këtij grupi terroristë”, tha ai.

Po ashtu Konjufca u shpreh se: “Ajo që ndodhi në Banjskë ishte gozhda e fundit në arkivolin e dialogut të Brukselit, sa i përket dialogut i cili kishte filluar në vitin 2011”.

Hidromorava

Tutje ai tha se tash i takon Bashkësisë ndërkombëtare të jetë më e përcaktuar se çka dëshiron, përcjellë Telegrafi.

“Nëse dëshiron palë të barabarta në dialog si dy shtete, nëse dëshiron dhe ende mendon që principi i Marrëveshjes së Ohrit me funksionu palët si shtete sovrane të Kombeve të Bashkuar ashtu siç shkruan në Marrëveshjen e Ohrit, nëse Bashkësia Ndërkombëtare e ndan mendjen për me ec në këtë rrugë Kosova është e gatshme. Por nëse don me i mbyll sytë, e mos me reagu, kur Serbia i mbyll kufijtë me Kosovën me mbështetje të qartë prej shtetit, sepse lejen për mbylljen e kufijve e dha Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, bllokimi i fundit që e patëm ai ndodhi prej shtetit të Serbisë. Shteti serbë i lejoi kriminelët që të bllokojnë kufijtë. Asnjë reagim nuk e pashë nga ana e Brukselit, as nga Bashkësia Ndërkombëtare. Pra ne jemi të vetëdijshëm dhe kjo është e qartë që Bashkësia ndërkombëtare është e njëanshme në raport me Serbinë”, ka shtuar Konjufca.

Kryetari i Kuvendit tha se faktorët ndërkombëtarë kanë qenë shumë të rezervuar sa i përket ndarjes dhe shpalosjes së rezultatit të hetimeve në sulmin terroristë në Banjskë.

“Hetimet janë kryer. Por këto janë informata të ndjeshme që të ndahen me opinionin publik. Në kuptimin gjeneral të këtyre informatave ne e dimë që faktorët ndërkombëtarë e din që mbështetja e shtetit serbë në sulmin e Banjskës është pa dilema. E dimë që faktorët ndërkombëtare e kanë të saktë informatën për nivelin e përfshirjes sa i përket sulmit të 24 shtatorit.

Ne presim veprime në përputhje me atë që ata e dinë. Çka po shohim ne është një diskrepancë me atë që ata e dinë. Për ne është e çuditshme dhe e padrejtë që ne jemi ende nën sanksione…”, u shpreh Konjufca. /Telegrafi/