UBT

Mustafa mund të jetë kandidat për deputet nëse e përkrah pjesa dërmuese e PDK-së

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Qemajl Mustafa thotë për rajonipress se do ta pranonte kandidaturën për deputet vetëm pas konsultimeve dhe harmonizimit në parti.”Pas harmonizimit dhe konsultimeve unë edhe mund të jem kandidati i PDK-së” tha Mustafa.

PDK-ja në Gjilan fuqinë e madhe e mori me ardhjen në krye të saj të Qemajl Mustafës. Qemajl Mustafa e kishte mobilizuar në të gjitha frontet PDK duke krijuar një fitore të madhe në vitin 2007 karshi rivalëve të tjerë, raporton rajonipress.

Mjaftoj përçarja e degës në Gjilan dhe zgjedhjet lokale PDK-ja në Gjilan t`i humb keq. Por, Qemajl Mustafa si ish drejtues i saj dhe si ish kryetar komune ende beson se PDK-ja ka fuqi dhe ka forcë që të jetë fituese e zgjedhjeve nacionale.

ARKATANA

Qemajl Mustafa thotë për rajonipress se do ta pranonte kandidaturën për deputet vetëm pas konsultimeve dhe harmonizimit në parti.”Pas harmonizimit dhe konsultimeve unë edhe mund të jem kandidati i PDK-së” tha Mustafa.

Mustafa tha se ai dëshiron që kandidatura e tij të pranohet nga pjesa dërmuese dhe absolute e partisë, ndryshe nuk bënë.”Gjasat i kemi me marrë shumë vota sepse qytetarët çdo ditë e më shumë po e kuptojnë që PDK ishte dhe mbetet opsioni më i besueshëm dhe më i përkushtuar deri tashti” tha Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj: