FIDANISHTJA

Mustafa mund ta braktisë Thaçin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Paralajmërohet hakmarrja e LDK-së ndaj PDK-së.Marrëveshja politike drejt dështimit

Sipas analistëve, për liderin e LDK-së, kryeministrin e Kosovës, nuk do të jetë befasi, nëse e prish koalicionin dhe e dështon realizimin e ambicies presidenciale të kreut të PDK-së

Mobi Casa

Në situatën, kur Kuvendi është në një krizë të thellë politike, me bojkotimin dhe veprimet e ndryshme penguese të punës nga ana e opozitës, ndërsa ka një pasiguri në sigurimin e dy të tretave të deputetëve për votimin e presidentit të ri të vendit, deklarimi i kryeministrit Isa Mustafa se megjithatë koalicioni i ka votat për ta bërë Thaçin president, nga analistët politikë po shihet si një mashtrim i madh, përmes të cilit LDK-ja po përgatitet t’ia kthejë mashtrimin e dikurshëm nga lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, kur e la në opozitë LDK-në dhe nuk e përfilli marrëveshjen politike, nga e cila u zgjodh Atifete Jahjaga.

Analisti politik, Faik Krasniqi, thotë se tani të gjithë e dinë që Isa Mustafa është njeri i pabesë, prandaj edhe Thaçit mund t’ia kthejë atë pabesi, që ky i fundit dikur ia pati bërë LDK-së. “Kur Isa Mustafa thotë diçka, gjithmonë del e kundërta. Ai fillimisht e tradhtoi Fatmir Sejdiun, e tradhtoi edhe Behgjet Pacollin, para fushatës parazgjedhore. Kështu veproi edhe me koalicionin VLAN, të cilën në fund e tradhtoi, për hir të pushtetit dhe postit të kryeministrit, post për të cilin kishte marrëveshje me Ramush Haradinajn, që Haradinaj të zgjidhej kryeministër”, tha ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.