Uji Dea

Mustafa: Mosvotimi i demarkacionit do të ishte fatal për Kosovën

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur i sigurt se marrëveshja për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi do të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës.

“Nuk pres të dështojmë. Dështimi do të ishte izolim i Kosovës”, ka thënë Mustafa në Debat të RTK’së.

Mustafa ka shprehur bindjen e tij se deputetët “nuk do ta marrin përgjegjësinë ta izolojnë Kosovën dhe të veprojnë në kundërshtim me faktet, dhe me atë që SHBA’ja kërkon ta realizojmë dhe ta bëjmë”, raporton Gazeta Express.

ARKATANA

Ai ka thënë se në asnjë rast deputetët dhe qytetarët s’kanë vepruar kundër qëndrimeve të SHBA’së, andaj nuk pret që kjo të ndryshojë.

“Çdonjëri ulet dhe mendon mirë se ku çojnë veprimet”, ka thënë Mustafa, duke i bërë thirrje për reflektim deputetëve që kundërshtojnë demarkacionin.

“Veprime që çojnë në izolim s’do të marrin deputetët. Jam shumë i sigurt, çdo gjë tjetër do të ishte fatale”, ka thënë Mustafa. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.