Fundamenti

Mustafa: Mos ta mallkojmë Kosovën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kërkuar që bashkërisht ta zhvillojmë shtetin e Kosovës.

“Mos të mallkojmë shtetin e Kosovës, sepse e kemi bërë këtë shtet që ta zhvillojmë e t’i besojmë. Kemi qytetarë, të cilët e kanë përgjegjësinë e tyre që ta japin besimin, por edhe të kërkojnë përgjegjësi ndaj atyre që e drejtojnë këtë vend”, ka thënë Mustafa në inaugurimin e “Klubit të Prodhuesve të Kosovës” në Prishtinë.

Ai para prodhueseve vendorë ka deklaruar se Kosova ka biznese të shkëlqyeshme, të cilat mund të jenë konkurruese në tregun evropian. “Më pëlqen pozitivizmi sepse ne duhet një ditë të kthehemi dhe të flasim pozitivisht për vetveten, mos ta mallkojmë këtë shtet dhe këtë vend, sepse e kemi bërë këtë shtet që ta zhvillojmë dhe e kemi bërë këtë shtet që t’i besojmë dhe kemi qytetarë, të cilët e kanë përgjegjësinë e tyre që të japin besimin, por edhe të kërkojnë përgjegjësi ndaj atyre që e drejtojnë këtë vend. Themelimi i sotëm i këtij klubi të prodhuesve është një akt simbolik edhe i tetë vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, sepse mendoj që është mënyra më e mirë që ne ta shënojmë përvjetorin shumë të madh të pavarësisë së vendit tonë, nëpërmjet fuqizimit privat të prodhimit edhe nëpërmjet fuqizimit të ekonomisë sonë”, është shprehur Mustafa.

Fundamenti

Shefi i ekzekutivit ka deklaruar Qeveria ka punuar që të bëjë reforma të caktuara për nxitjen e sektorit privat, veçmas sektorin e prodhimit. Sipas tij, duhet bërë ndryshimin e bilancit tregtar, të eksportohet më shumë dhe të bëhet përgatitje për eksport. Ai ka thënë se duhet shfrytëzuar përparësitë që jep nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asocimit, që prodhuesit e Kosovës të jenë konkurrent në tregun evropian, meqë kjo tashmë është e drejtë e tyre.

Ndërsa, kryetari i “Klubit të Prodhuesve të Kosovës”, Visar Kelmendi ka thënë se përmes këtij klubi, synojnë të ndryshojnë klimën e të bërit biznes./epoka e re/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.