RCCOLA

Mustafa: Mobilizim i paparë për fitoren e PDK-së më 1 dhjetor

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa ka qëndruar në një lagje të fshatit Livoç i Epërm dhe në fshatin Bilinicë, ku nga afër e ka parë gjendjen e mobilizimit të jashtëzakonshëm për fitoren e madhe më 1 dhjetor.

Ai derisa ka qëndruar në këto lokalitete është takuar me dhjetëra mbështetës dhe lotues për të bërë sa më të lehtë dhe më të madhe fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës. Të pranishmit edhe në fshatin Livoç por edhe në Bilinicë kanë thënë se kryetar më i përgjegjshëm dhe më i dëshmuar se sa që jeni ju Mustafa, Gjilani nuk do të ketë as në të ardhmen. Ne ju mbështesim juve pa kushte dhe jemi mobilizuar për të punuar në terren, por në të njëjtën kohë edhe ju falënderojmë që ishit i hapur ndaj neve qytetarëve të Komunës së Gjilanit.

Vet banorët kanë thënë se asnjëherë dera e kryetarit nuk ka qenë e mbyllur për aski dhe në asnjë moment. Ne jemi duke kërkuar votën për juve çdo ditë në familjet e ndryshme, shoqëri, fqinjë dhe gjithandej. Besojmë fuqishëm se disponimi i krijuar dëshmon se në zgjedhjet e balotazhit ju do të jeni disa mijëra vota para kundër kandidatit tuaj.

Uji Dea

Ndërsa kryetari Mustafa, duke i falënderuar ata ka treguar se ka dhjetëra takime që i organizojnë qytetarët, lagjet apo fshatrat e ndryshme për ta takuar atë dhe për t’i dhënë mbështetjen porse në disa prej tyre nuk po kemi assesi mundësi për të shkuar ngase takimet pritëse dhe mobilizimi është jashtëzakonisht i madh. Falë edhe mbështetjes që kemi marrë nga elektorati i VV-së dhe ai i AAK-së por edhe i partive të tjera të cilët i ka falënderuar, ka thënë se homogjenizimi që ka ndodhur dhe po vazhdon të ndodh për çdo moment rreth PDK-së është një dëshmi se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve nuk e duan dikë tjetër për të ardhur në udhëheqje të Gjilanit.

Ai poashtu ka informuar ata edhe me investimet që mund të ndodhin në dy fshatrat gjatë të ardhmes duke i siguruar ata se mbështetja që e ka deklaruar qeveria e Kosovës, respektivisht kryeministri Thaçi është mbështetje të cilës unë personalisht i besoj fuqishëm, sepse ka nisur së konkretizuari menjëherë thuhet në njoftimin e degës së PDK-së./rajonipress/