Mustafa : Mikroekonominë duhet ta ruajmë si sytë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kreu i komunës Qemajl Mustafa mendon se të mëdhenjtë shteti nuk duhet t`i lejojë që të lazdrohen sepse ata pastaj dinë ta ngulfasin mikroekonominë e cila është tepër e rëndësishme për shoqërinë sepse punëson shumë njerëz.

Kreu i Komunës Qemajl Mustafa ka dhënë disa vlerësime dhe përgjigje rreth kritikave se ai si kryetar komune nuk ka ndaluar ardhjen e bizneseve të mëdha në Gjilan siç janë qendrat tregtare tashmë të vendosura në kompleksin e ish Tekstilit.

Qemajl Mustafa tha për rajonipress se konkurrenca nëse është lojale sjell kualitet në treg, sjell çmim më të mirë për konsumatorin dhe bënë që afaristët dhe të punësuarit të angazhohen më shumë dhe të japin shërbime më të mira.

Sipas Mustafës ekonomia e tregut të lirë nuk lejon kufizime, andaj kryetari i komunës dhe cilido funksionar tjetër nuk mund të bëjë asnjë kufizim në hapjen e bizneseve dhe në ushtrimin e aktiviteteve nga to.”Qëndrimi që peshku i madh e han të voglin është paksa i arsyeshëm, por nëse funksionon mirë kontrolli shtetëror dhe nuk lejohet monopoli dhe rrënimi i tregut nga të mëdhenjtë, kjo frikë duhet të hiqet”.

Uji Dea

Kreu i komunës mendon se të mëdhenjtë shteti nuk duhet t`i lejojë që të lazdrohen sepse ata pastaj dinë ta ngulfasin mikroekonominë e cila është tepër e rëndësishme për shoqërinë sepse punëson shumë njerëz .

Mustafa tha se vetëm në zonën urbane kemi 1000 aktivitete që me nga 3 e 4 të punësuar punësojnë rreth 4000 qytetarë të komunës. “Të gjitha tregtitë e mëdha në Gjilan si Agmia, Drini, ETC, Viva, Interex , drejtpërdrejtë nuk punësojnë më shumë se rreth 1000 punëtorë, por ka edhe punësim të tërthortë në rrjetin e gjerë në rastin e tyre”.

Mustafa tha se mikroekonominë duhet ta ruajmë si sytë dhe do t`i heqim të gjitha taksat e biznesit për të , por edhe do ta zvogëlojmë në minimum tatimin në pronë për to u shpreh ai./rajonipress/