Mobi Casa

Mustafa merr mbështetjen amerikane

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës në Londër, u takua me zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe të Euroazisë, Hoyt Yee.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeminitsrit, gjatë takimit, kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik, fuqizim të sundimit të ligjit, avancimin e institucioneve demokratike dhe të proceseve integruese euroatlantike.

Kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e përjetshme të qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e SHBA-ve, duke theksuar përkushtimin e plotë të Kosovës për thellimin e bashkëpunimit dhe të partneritetit strategjik me SHBA-të.

Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për dialog institucional me qëllim të zgjidhjes së çdo lloj shqetësimi apo problemi real për qytetarët e Kosovës.

GRANDEMALL

“Ne, Qeveria por edhe qytetarët e Kosovës e dimë qëndrimin dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe të gjitha zhvillimet në Kosovë dhe ne jemi shumë falënderues për këtë përkrahje të pazëvendësueshme që po jepni”, tha kryeministri Mustafa, transmeton Telegrafi.

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Çështje të Evropës dhe të Euroazisë, Hoyt Yee, shprehu përkrahjen e mëtejshme të SHBA-ve për Kosovën.

Duke vlerësuar progresin e arritur deri më tani në Kosovë, Yee vlerësoi lidershipin e Qeverisë së Kosovës në zhvillimet demokratike në Kosovë, duke theksuar mbështetjen amerikane në këtë rrugë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.