FITORJA

Mustafa merr mbështetje nga NATO-ja

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryeministri Isa Mustafa, gjatë vizitës në Bruksel, me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, ka vizituar sot selinë e NATO-s.

Gjatë takimit me sekretarin Stoltenberg, Mustafa, e ka falënderuar për përkrahjen e ofruar, duke shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për NATO-n, për bashkëpunimin e deritashëm dhe mbështetjen që KFOR-i po jep në vazhdimësi, jo vetëm në fushën e sigurisë por edhe në të gjitha fushat tjera të jetës në Kosovë.

Mustafa po ashtu kërkoi mbështetjen e mëtejshme të NATO-s, duke përfshirë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës, si dhe në avancimin e mëtutjeshëm të partneritetit të Kosovës me NATO-n.

Mobi Casa

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përgëzoi kryeministrin Mustafa për punën që po bën, duke e vlerësuar edhe marrëveshjen e fundit të arritur në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sekretari Stoltenberg po ashtu ofroi përkrahjen e mëtutjeshme të NATO-s për Kosovën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.