ARKATANA

Mustafa: Me asgjë s`mund të ndalet fitorja e LDK-së në Prishtinë dhe në tërë Kosovën

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe i Prishtinë, Isa Mustafa, tha të mërkurën në mbrëmje gjatë një tubimi me qytetarë në Teatrin “Dodona” se i ka hyrë garës për të parin e Prishtinës për ta respektuar besimin e qytetarëve dhe për të mos lejuar që të rrezikohet transparenca, qeverisja e mirë dhe demokratike.

Kryetari Mustafa tha se është i bindur që vota për të dhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës është votë për të mirën e qytetarëve. Sipas tij, LDK-ja ka treguar rezultate të mira në këto zgjedhje, në të gjitha komunat, ka treguar që është partia e parë.

“Të gjithë ata që deri sot janë shprehur për shtetin ligjor, kundër korrupsionit, për ardhmërinë evropiane të Kosovës sot po duken se nuk janë për këto. Sepse ka shumë media, shumë individë që bëjnë obstruksione për ta zbehur këtë fitore dhe ta pengojnë këtë fitore. Por, unë të gjithë atyre u them se fitorja arrihet me votën e qytetarit dhe askush nuk mund ta ndalë fitoren e LDK-së sepse LDK-ja do të punojë me të gjithë partnerët e saj, me të gjithë ata që ia duan të mirën Prishtinës dhe Kosovës që Prishtina të zhvillohet si qytet normal, që do të qeveriset në mënyrë demokratike, jo me spiunime, me metoda që nuk na përkasin, që të ketë qeverisje transparente dhe jo policore”, tha kryetari Mustafa.

Kryetari Mustafa theksoi se ata që e duan qeverisjen transparente të Prishtinës dhe të Kosovës, ata që e duan demokracinë në Kosovë, ata që duan ardhmërinë tonë të sigurt dhe pa frikë, ata duhet t’ia japin votat LDK-së.

“Sonte po u them se kam hyrë si kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës që t’i mundi këta tjerët. Do t’i mundim bashkërisht sepse do të organizohemi që të gjithë të dalim të votojmë dhe të zgjedhim ata që përfaqësojnë interesin e qytetarëve të Prishtinës”, tha kryetari Mustafa.

ARKATANA

Për kryetarin Mustafa, vlerat dhe qëllimet tona janë të përbashkëta pasi çdo punë që bëhet nga LDK-ja do ta gëzojnë të gjithë qytetarët.

Ai premtoi vazhdimin e punës dhe projekteve të prezantuara, përfshirë edhe ato që janë biseduar me banorët e lagjeve ndërkohë, sepse është konstatuar se janë të realizueshme. Ai kërkoi nga qytetarët pjesëmarrje në balotazhin e 1 dhjetorit, duke theksuar se qytetarët meritojnë të kenë qeverisje të ndërgjegjshme dhe më 1 dhjetor do të konstatojmë se qytetarët e Prishtinës e kanë fituar Prishtinën.

Kryetari i Degës së Dytë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Mustafë Krasniqi, tha se është biseduar me qytetarët për nevojat dhe janë evidentuar kërkesat, të cilat gjatë mandatit të ardhshëm do të realizohen.

“Më 1 dhjetor ta kryejmë detyrimin qytetar për ta siguruar qeverisjen e mirë e demokratike të Prishtinës, duke e votuar kandidatin tonë dhe të qytetarëve të Prishtinës, Akademik Isa Mustafën”, tha Krasniqi.