Mustafa mburret me punën e bërë vitin që shkoi

Kryeministri Isa Mustafa, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka kujtuar ato që i ka quajtur suksese të ekzekutivit në vitin që lamë pas.
“Fotografitë e mëposhtme dëshmojnë potencialin e jashtëzakonshëm njerëzor, si dhe të arriturat e mëdha të Kosovës në vitin 2016”, ka shkruar ndër të tjera në koment të tyre ai.
Ky është postimi i plotë i Mustafës:
Rishikimi i disa fotografive të vitit 2016, më riktheu në kujtesë qindra punë të kryera, suksese të konfirmuar dhe rezultate që i kemi arritur së bashku gjatë vitit që lamë pas.
Këto imazhe, po ashtu, na tregojnë se me punë dhe përkushtim, Kosova po arrin rezultate të konsiderueshme, të cilat nganjëherë janë nën hije të inskenimeve artificiale politike.
Fotografitë e mëposhtme dëshmojnë potencialin e jashtëzakonshëm njerëzor, si dhe të arriturat e mëdha të Kosovës në vitin 2016.