Uji Dea

Mustafa: Mbajtëm premtimin, ia shkurtuam mandatin qeverisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë sot se kjo parti e ka mbajtur premtimin e dhënë për t’ia shkurtuar mandatin qeverisë.

“Dje e kemi realizuar premtimin tonë, duke e detyruar Qeverinë Thaçi 2 që ta kryej mandatin para kohe dhe këtë e kemi arritur nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit”, ka thënë Mustafa, gjatë një konference për medie.

Uji Dea

Ai ka shtuar se pavarësisht presionit të madh, LDK-ja nuk ka lëshuar pe për vazhdimin e vendeve të rezervuara.

“Qeveria është rrezuar, mandati është shkurtuar dhe këtë e kemi mundësuar pa lëshuar pe, edhe pavarësisht presionit shumë të madh që kemi pasur që të bëhet zgjatja së paku edhe për një mandat e vendeve të rezervuara për minoritetet në Kuvendin e Kosovës. Kjo është një e arritur e mirë sepse nuk kemi lejuar që të ketë Ahtisari plus dhe që të hyjmë në procese, të cilat do të ishin të pakufi dhe të pakontrolluara sa i përket rregullimit kushtetuese dhe pasojave që do t’i kishim në të ardhmen lidhur me funksionimin e Kuvendit”, ka thënë Mustafa, duke u shprehur i bindur se LDK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.