FITORJA

Mustafa : MAPL është ngutur

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Pavarësisht letrës shpjeguese të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal vendimi i Asamblesë Komunale rreth kushtëzimeve mbetet në fuqi tha Qemajl Mustafa.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) u ka dërguar komunave Gjilan e Kamenicë nga një letër shpjeguese ku thuhet se kushtëzimet për ofrimin e shërbimeve të qytetarëve nga ana e Komunave për kryerjen e obligimeve ndaj Ndërmarrjeve Publike, nuk kanë bazë ligjore dhe si të tilla nuk mund të aplikohen.

Në këtë letër thuhet se “kufizimi i shërbimeve nga komuna për qytetarët, bizneset dhe operatorët ekonomik që funksionojnë brenda territorit të saj me pagesën e faturave të mbeturinave për Ndërmarrjen Publike Komunale, është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës”.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, kërkon nga organet komunale përkatësisht Kryetarët e Komunave dhe Kuvendet Komunale, që vendimet e tyre t’i nxjerrin në harmoni me legjislacionin në fuqi sqarohet në letër.

Mobi Casa

Por ,Qemajl Mustafa i befasuar nga kjo letër tha për rajonipress se shumë shpejt do të ketë një takim me ministrin e MAPL-së për të sqaruar deri në fund se ata janë ngutur dhe nuk kanë të drejtë sepse nëse aksionarët dhe menaxhmenti i komunës nuk përkujdeset atëherë kush do të duhej me u përkujdes për dhënien e mirë të shërbimeve qytetarëve të komunës tha Mustafa.

Sipas Mustafës shërbimet e mira dhe të bollshme jepen vetëm nga kompanitë vitale e funksionale e kjo është e mundur vetëm nëse qytetarët i kryejnë obligimet ndaj kompanive.

“Andaj askush nuk duhet të ketë hezitime, meqë vendimi i Asamblesë Komunale rreth kushtëzimeve mbetet ende në fuqi” tha Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.