Hidromorava

Mustafa: Ma lini familjen të qetë, luftoni me mua

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kreu i LDK-së Isa Mustafa ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook rreth videos së publikuar ditë më parë ku djali i tij Arbeni i ka bërë ofertë një aktivisti të Vetëvendosjes që të kalojë në LDK.

“Këto ditë u bë shumë bujë rreth një videoje që paraqet djalin tim Arbenin të ketë biseduar me një të ri rreth mundësisë që ai t’i bashkangjitet forumit rinor të LDK-së. U tha, po ashtu, nga disa media se është inicuar porcedura hetimore për këtë rast. Konsideroj se është mirë që drejtësia të veprojë dhe të sqarojë rastin. Por nuk shoh arsye që ata që nuk pajtohen politikisht me mua, të bëjnë luftë edhe ndaj anëtarëve të familjes sime. Se a ka gabuar apo jo djali im që i ka thënë një të riu të bashkangjitet në LDK, le të vendosë drejtësia”, ka shkruar Mustafa në facebook.

“Insistimi që mediat dhe politika të paragjykojnë drejtësinë është i rrezikshëm për demokracinë tonë. Prandaj i ftoj të gjitha mediat, por edhe kundërshtarët e mij politik që të jenë korrekt dhe që luftën politike ta zhvillojnë me mua si kryetar të LDK-së e jo me familjen time. Isa Mustafa”, ka shkruar në postimin e tij në Facebook kreu i LDK-së.

Eco Higjiena

Javën që shkoi nëpër portale dhe rrjete sociale ka qarkulluar një video incizim në të cilin është parë djali i Isa Mustafës, Arbeni i cili bashkë me Shpëtim Hazirin, këshilltar i grupit parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, tentojnë ta bindin Egzon Azemin, aktivist i “Vetëvendosjes”, që ai bashkë me aktivistë të tjerë të kalojnë në LDK.

Haziri, i cili shihet disa herë edhe me fytyrë në këto incizime, i premton Egzonit takim me Mustafën, duke e këshilluar, madje, që t’i kërkojë falje kryetarit të Prishtinës për kritikat që ia kishte bërë. Për ta bindur Egzonin, zyrtarët e LDK-së e takojnë atë me djalin e madh të Isa Mustafës, Arbenin. Ai thotë në një vend që është numri 2 në parti, por nuk dëshiron shumë të dalë në publik… /Telegrafi/