FIDANISHTJA

Mustafa : Luftë joparimore rivalësh brenda PDK-së në Gjilan

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Unë personalisht e kam thënë më shumë se para një viti që nuk kam ambicie të jem kryetar i degës dhe i komunës edhe për një mandat të ardhshëm sepse trajtimi nga qendra për komunën time, për aktivistët e mirë të degës dhe për familjen time ishin nën çdo nivel. Bile ishte fyes e nënçmues tha për rajonipress Qemajl Mustafa.

Ende nuk ka ndonjë sinjal të qartë se kur pritet apo mund të takohet kryesia e degës së PDK-së në Gjilan për ta zgjedhur drejtuesin e saj.

Elektorati i këtij subjekti politik janë të shqetësuar për fatin e liderit të tyre të ardhshëm. Grupi kryesor që mbetet më i fuqishmi e që përkrah Qemajl Mustafën janë të brengosur për faktin se Qemajl Mustafa mund të mos kandidojë fare për kryetar të degës e që kjo pastaj shkakton “tërmet” brenda këtij subjekti.

Megjithatë Qemajl Mustafa e ka guximin për të folur edhe për rrjedhën e Këshillit Drejtues të PDK-së , por edhe të fillimit të këtij procesi. “Sa i përket këshillit zgjedhor të degës dua të them atë që vërtet qëndron. Procesi zgjedhor është përcjellur që nga seksionet (aktivet) me tendencën për luftë joparimore rivalësh sepse qendra e PDK-së ka lejuar promovimin jozyrtar të kandidaturave të së paku katër aktivistëve të saj Qemajl Mustafa, Izmi Zeka, Zenun Pajaziti e Nijazi Idrizi” tha Mustafa.

Mustafa tha se kjo nismë ka rezultuar me formimin e grupimeve pranë secilës “kandidaturë” dhe me luftë jo parimore, seleksionuese negative, diskriminuese(ose favorizuese), e cila ndonjëherë përcillej edhe me tensione gjatë procesit zgjedhor. Kështu u themelua ideja që një grupim duhet patjetër ta fundos grupimin tjetër për të mbijetuar vet e që i ka bërë dëmin më të madh PDK-së në Gjilan, por edhe në komunat tjera.

Kjo sipas Mustafës është manifestuar edhe në mbledhjen zgjedhore të Këshillit Drejtues kur u detyruam që jashtë statutit t`i pranojmë edhe 6 anëtarë dhe kështu këshillin e rritëm me koncenzus prej 71 në 77 anëtarë.

Hidromorava

“Pra procesi i votimit dhe numërimit edhe në Kuvend edhe në Këshillin e degës ishte korrekt dhe rezultati është pranuar nga të gjithë, por rivalitetet dhe lufta për të hyrë me çdo mjet në këshill dhe kryesi të degës e kanë dëmtuar skajshëm kualitetin e strukturës elitare të partisë”.

Mustafa tha se si mund të kuptohet ndryshe kur nuk votohet për të qenë pjesë e kryesisë Abdylatif Latifi drejtor i tanishëm i Spitalit të Gjilanit, Xhemajl Salihu drejtori i tashëm i shëndetësisë në komunë, ish drejtoresha e QKMF-së Salije Mustafa – deputete e sotme, Hatixhe Daku që me vite bënë punë të mirë e me përgjegjësi, Fadil Osmani që është një emblemë e punës së përkushtuar e që nuk kalojë fare që nga lagja e tij sepse nuk ishte partia e interesuar që ta kishte në proces.

Ka edhe ndonjë tjetër natyrisht që i ka bërë kontribut e respekt me vite ngritjes së PDK-së deri në fitore e në qeverisje.

Mustafa tha se nuk qëndrojnë vlerësimet nëpër mediume të ndryshme se gjoja Qemajl Mustafa e kundërshton rezultatin e filanit e fistekut. “Ato nuk qëndrojnë sepse ne rezultatin e kemi pranuar, secili le t`i merr përgjegjësit, që tashmë elektorati i partisë na i ka dhënë dhe le të lëvizim përpara”.

Ndërkaq duke folur për rolin e tij dhe mundësinë e kandidimit për kryetar të degës së PDK-së Mustafa tha se “unë personalisht e kam thënë më shumë se para një viti që nuk kam ambicie të jem kryetar i degës dhe i komunës edhe për një mandat të ardhshëm sepse trajtimi nga qendra për komunën time, për aktivistët e mirë të degës dhe për familjen time ishin nën çdo nivel. Bile ishte fyes e nënçmues. Sidoqoftë mbetem anëtar i kryesisë (nëse krijohet atmosferë pune në këtë kryesi) dhe aktivist i PDK-së sepse me këtë formacion megjithatë komuna e Kosova ka përfituar më së shumti dhe aktualisht nuk shoh ndonjë zgjidhje më të mirë në tregun politik të vendit” tha Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj: