UBT

Mustafa: Lista e kandidatëve për deputetë do të ketë emra të rinj

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, deklaroi se lista e kandidatëve për deputet të LDK-së do të ketë emra të rinj, por edhe të atyre që kanë punuar gjatë në këtë parti.

Ai i bëri këto komente gjatë një vizite që bëri në qumështoret Bylmeti dhe Eurolona, në Miradi të Epërme. Ai ka thënë se sektori i bujqësisë dhe prodhimi i qumështit ka nevojë për ndryshime esenciale.

“Aktualisht në Kosovë importohen 600 milionë euro produkte bujqësore, duke përfshirë edhe 80 milionë euro vetëm qumësht dhe produkte të tij. Aktualisht ne mbulojmë vetëm 20% të nevojave për konsum nga bujqësia. Me qeverisjen e LDK-së në katër vitet e ardhshme do të kthehet e kundërta, 80% do të kemi prodhime vendore dhe 20% import”, ka thënë kryetari i LDK-së, transmeton RTK.

Ai ka thënë se ne do të mundësojmë që të ndryshomë proporcioni në prodhimin e qumështit, në mënyrë që furnizimi në vend të bëhet kryesisht me prodhim vendor.

Hidromorava

Kreu u LDK-së ka thënë se do të hiqet dogana dhe TVSH-ja për makineritë dhe importet e tjera që janë të lidhura me prodhimin dhe përpunimin e qumështit.

“Ne parashohim që nëpërmes politikave fiskale dhe politikave ekonomike të cilat do t’i aplikojmë, do të synojmë që normat e interesit për bujqësisë të mos jenë të ngjashme me tregtinë. Ne do të rritim për tri herë subvencionimin për bujqësinë dhe në katër vitet e ardhshme investimet në këtë sektor do të arrijnë në 1.2 miliard euro. Si rezultat i këtyre investimeve do të kemi 120 mijë të punësuar në bujqësi dhe industrinë përpunuese, duke përfshirë edhe shtimin e punësimit sezonal”, ka thënë Mustafa.

Ai ka kritikuar edhe konkurrencës jolojale me të cilën përballen prodhuesit vendorë, duke shtuar se me LDK në Qeveri do të krijohen kushte për një ekonomi të tregut ku të gjithë do të jenë të barabartë.

Mustafa ka thënë se duke marrë parasysh që 60% e popullatës jeton në pjesët rurale, deri më tani kemi arritur që 20% të ardhurave kombëtare t’i sigurojmë prej bujqësisë, por kjo përqindje duhet të rritet shumë më tepër.