ARKATANA

Mustafa: LDK-së po i kthehet elektorati

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lideri Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se elektorati i subjektit të tij politik është ngushtuar që nga pas lufta me formimin e partive tjera politike, duke përmendur kështu PDK-në, AAK-në, AKR-në e Vetëvendosjen, dhe në këtë mënyrë kanë nisur profilizimin e tyre si parti e qendrës së djathtë.

Ai ka thënë se ndarja e LDK-së i ka kushtuar më së shumti, derisa thotë se elektorati i ndarë është duke iu kthyer dhe kjo u dëshmua edhe në zgjedhjet e fundit.

Këto komente Mustafa i ka bërë në një diskutim me të rinjtë e LDK-së, ku për nderë të 24 vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Forumi i Rinisë i LDK-së, ka mbajtur një simpozium me temë ” 24 vite për Kosovën”.

FIDANISHTJA

Ismet Beqiri, thotë se LDK ka të rinj, por që iu duhet edhe më shumë hapësirë veprimi. Mobilizimi për zgjedhjet e ardhshme, sipas Beqirit iu përket të gjithëve. Ai thotë se janë shumë vite dhe pa u bazuar në histori nuk mund të shkohet përpara.

Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta e Kaçanikut, janë bërë si angazhim i LDK-së, duke përmendur edhe zgjedhjet e vitit 1992 me 100 zona zgjedhore, dhe se vetëm Prishtina ka pasur 12 zona zgjedhore. Organizimi i arsimit në shtëpi private, sipas Ismet Beqirit, ka shmangur analfabetizmin, dhe se çështja e funksionimit të shëndetësisë kanë qenë mjaftë të organizuara deri në çlirimin e vendit.

Të rinjtë e LDK-së tërë debatin i kushtuan diskutimit të rrugëtimit të LDK-së që nga themelimi, por jo edhe aspektet që kanë të bëjnë me rininë e këtij subjekti politik./Kosovapress/